Cilat janë armët e reja që prezantoi sot Kina në paradën ushtarake

3 Shtator 2025, 19:48Bota TEMA
Cilat janë armët e reja që prezantoi sot Kina në

Parada ushtarake e sotme në Pekin nuk ishte thjesht një demonstrim force, por sipas analistëve, një fushatë gjigante marketingu për shitjen e armëve kineze ndaj blerësve të mundshëm.

Ja disa nga pajisjet që u ekspozuan:

Dronë gjigantë nënujore: U prezantuan mjetet nënujore pa ekuipazh AJX002 me përmasa të mëdha, që ngjajnë me nëndetëse dhe mund të operojnë deri në 20 metra thellësi.

Dronë të pajisur me inteligjencë artificiale: Kina prezantoi gjithashtu dronë sulmues të fshehtë (stealth) të pajisur me AI, të aftë të fluturojnë krah për krah me avionë luftarakë me pilot.

Raketat Dongfeng-5: Raketa ndërkontinentale strategjike bërthamore, të dizajnuara për t’u lëshuar nga fushat e silove në veri të Kinës, të cilat mund të përdoren për të goditur territorin e Shteteve të Bashkuara.

Ujqër robotikë: Një njësi robotësh me katër këmbë, të aftë për zbulim në vijën e frontit, për transport furnizimesh dhe madje edhe për të kryer sulme precize ndaj objektivave, sipas mediave shtetërore kineze.

Armë me lazer: Arma me lazer LY-1, e montuar mbi një kamion të blinduar HZ-155 me tetë rrota. Sipas analistit të mbrojtjes nga “Pacific Forum”, Alexander Neill, ajo mund të çaktivizojë ose djegë elektronikën e objektivave.

3 Komente

  1. l
    lexuesi

    Na e veshtirosen keto parada ushtarake...., kush ka byth te tregoje forcen ne beteje jo neper parakalime te festave se nuk shqetesohet njeri pervec se genjejne popullsine e vete...

    Përgjigjjuni
    1. E
      Elis

      Paradat bëhen në vende komuniste. Tregojné fuqiné ushtarake, gjoja pér mbrojtjen e vendit, po në fakt pér mbajtjen e pushtetit. Vari lesht.

      Përgjigjjuni
      1. t
        trendafili

        Po konkurentet e Kines a e dini sa arsenal kane…????!!!!! Kina ka tejkalim plani mishi dhe kopjime te te tjereve pa kufi….!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje