“Realiteti më tronditës me të cilin po përballemi është se arkitekti kryesor i rendit ndërkombëtar – që është SHBA-ja pas Luftës së Dytë Botërore, tani po e dobëson këtë rend ndërkombëtar, dhe kjo është diçka që nuk do të jetë pozitive për shoqërinë amerikane ose për pjesën tjetër të botës, veçanërisht vendet perëndimore”, është shprehur ai në një intervistë për The Guardian.
Udhëheqësi socialist i cili është përplasur me Donald Trumpin për shkak të refuzimit të Spanjës për të përmbushur kërkesat e presidentit amerikan për të shpenzuar 5% të PBB-së për mbrojtje, ka thënë se Spanja është një “partner i besueshëm” në NATO.
“Me gjithë respektin e duhur, ne kemi një qasje pragmatike në marrëdhënien tonë me SHBA-në”, ka shtuar ai.
“Në të njëjtën kohë, mendoj se kemi një vizion të ndryshëm se si të përballemi me sfidat me të cilat po përballet bota dhe shoqëritë tona. Dhe mendoj se është një gabim i madh të largohemi nga marrëveshja e Parisit dhe të zvogëlojmë kontributet në programet e ndihmës dhe në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Por në fund të ditës, shoqëritë tona po përballen me sfida globale që nuk i kuptojnë kufijtë dhe ne duhet të forcojmë bashkëpunimin dhe bashkëveprimin tonë”, është shprehur ai.
Ai ka thënë megjithatë se është i përkushtuar për të ruajtur “marrëdhënien më të mirë me SHBA-në”, pavarësisht se kush është në Shtëpinë e Bardhë dhe pavarësisht “veprimeve izoluese” të Trumpit.
Sanchez ka thënë gjithashtu se tërheqja e SHBA-së nga institucionet globale mund t’u lejojë të tjerëve të luajnë një rol më të madh ndërkombëtar.
Bravo, Kryeminiter trim, por fat i keq qe BE ka vetem dy-re te tille.
Trim se eshte IDIOT! Vetem idiotet i thone trim nje idioti.
Ky dhe e shoqja jane kapur ne korrupsion por refuzon te dorehiqet
Korrupsioni eshte grasoja per motorin e kapitalizmit or mik. Thone qe kapitalizmi lindi per korrupsion e do te vdese prej tij.
lufta me e drejte ne historine e njerezimit !!! hamasi vrau per 3 ore 1200 njerez dhe deklaron se do e perserisi ne te ardhmen.vetem dorezimi i hamasit i jep fund luftes.