Një nga mesazhet kryesore të dalë nga parada ushtarake e fundit në Kinë është aftësia e këtij vendi për të prodhuar me shpejtësi një gama të gjerë armësh moderne, sipas ekspertëve të sigurisë dhe analizës ushtarake.
Sipas Michael Raska, analist dhe pedagog në Universitetin Teknologjik të Nanyang në Singapor, para një dekade, teknologjia ushtarake kineze që prezantohej në paradat zyrtare ishte shpesh “kopje të thjeshta” të pajisjeve shumë më të avancuara të zhvilluara nga Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, parada e këtij viti nxori në pah një arsenal shumë më inovativ dhe të larmishëm, veçanërisht në fushën e dronëve dhe raketave. Sipas ekspertëve, struktura qeverisëse hierarkike e Kinës dhe burimet e saj të mëdha financiare i mundësojnë vendit të prodhojë armë të reja në sasi të mëdha dhe me ritme më të shpejta krahasuar me shumë vende të tjera, përfshirë ato perëndimore.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ushtria kineze është në gjendje t’i integrojë me sukses të gjitha këto sisteme të reja armësh në mënyrë efektive. Raska thekson se madhësia e madhe e ushtrisë kineze dhe mungesa e përvojës në betejat moderne janë faktorë kufizues të rëndësishëm, raporton BBC.
Në këtë paradë ishin të pranishëm edhe presidenti rus, Vladimir Putin dhe lideri i Korese se Veriut, Kim Jong Un.
"Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ushtria kineze është në gjendje t’i integrojë me sukses të gjitha këto sisteme të reja armësh në mënyrë efektive."ky është problemi!kina luftën e vërtetë të fundit e ka bërë kur ndihmoi kim il sung,të parin e dinastisë kim,në luftën e koresë!!më pas pati agresionin në vitet '70 ndaj vietnamit ku e hëngri sa krahu,e më pas ka bërë vetëm parada!!që nga L1B e deri më sot,çdo brez amerikan ka përjetuar një luftë!!kjo do të thotë përvojë në gjithçka ka të bëjë me luftën duke filluar nga planifikimi i filimit deri tek tërheqja e fundit!!të bësh parada nuk do të thotë se di të bësh luftë!parada është njëlloj si të quash baletin shpirt luftarak!!në paradë ke një pregatitje të gjatë të njerzve të veshur me uniforma për të kaluar përpara një tribune që i duartroket!i vetmi emocion është"shpresoj që të mos bëj gabim se më mërzitet diktatori"!!