Evropa përballë kostos së lartë të riarmatimit – çfarë ndodh pa trupat amerikane?

3 Shtator 2025, 08:22Bota TEMA
Evropa përballë kostos së lartë të riarmatimit –

Shtetet evropiane mund të përballen me një faturë në vlerë prej një trilion dollarësh për riarmatim, në dritë të kërcënimit në rritje nga Rusia dhe rishikimit të ri të mbrojtjes nga Shtetet e Bashkuara, që mund të sjellë një tërheqje dramatike të forcave amerikane nga kontinenti, u tha në një raport të publikuar më 3 shtator.

Raporti prej 106 faqesh i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), me seli në Londër, evidenton mangësi në të gjitha fushat: në prodhim, inteligjencë dhe pajisje ushtarake si raketat me rreze të gjatë veprimi apo në sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore.

“Një nga arsyet kryesore për këtë urgjencë më të madhe është kërcënimi ushtarak nga Rusia dhe pasiguria mbi angazhimin e SHBA-së për mbrojtjen e aleatëve evropianë”, thuhet në raport.

“Teksa vlerësimet strategjike ndryshojnë midis vendeve evropiane për atë se sa shpejt forcat ruse mund të përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për NATO-n në Evropë, afatet e tyre zakonisht variojnë nga dy deri në pesë vjet”.

Ndërkaq, Rishikimi global i forcave të Pentagonit pritet të publikohet gjatë këtij muaji dhe të paraqesë një zhvendosje të burimeve ushtarake nga Evropa për në Azi/Paqësor.

“Disa zyrtarë të NATO-s besojnë se një reduktim deri në 30 për qind i trupave amerikane mund të ndodhë”, thuhet në raportin e titulluar “Përparimi dhe Mangësitë në Mbrojtjen e Evropës: Një Vlerësim”.

Rritja e buxheteve për ushtritë
Udhëheqësit evropianë gjatë këtij viti kanë bërë plane në mënyrë se si t’iu përgjigjen këtyre sfidave. Në mars, në një samit të Bashkimit Evropian udhëheqësit u zotuan se do të shpenzojnë miliarda në mbrojtje, teksa presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e quajti një “moment përcaktues për Evropën”.

Kreditë e mbështetura nga BE-ja deri në 150 miliardë euro janë vënë në dispozicion të shteteve anëtare për të forcuar ushtritë e tyre, dhe rregullat e borxhit të Eurozonës janë zbutur sa i përket shpenzimeve ushtarake.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar vazhdimisht aleatët evropianë të NATO-s se nuk shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtje dhe mbështeten shumë në fuqinë ushtarake të SHBA-së. Por, së fundi ai i ka lavdëruar ata pasi janë zotuar se do të shpenzojnë më shumë, veçmas pas samitit të NATO-s që u mbajt në qershor, kur shtetet anëtare u pajtuan që të rrisin buxhetet për mbrojtje në 5 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm.

Por, raporti i IISS vë në pah se kjo nuk është vetëm çështje parash. Një problem kyç, sipas raportit, do të jetë ndërtimi i kapaciteteve ushtarake.

“Industritë e mbrojtjes të Evropës vazhdojnë të përballen me sfida në rritjen e prodhimit aq shpejt sa kërkohet, teksa shumë ushtri evropiane nuk arrijnë të përmbushin objektivat e tyre për rekrutim”, u tha në raport.

Në raportin e IISS-së theksohet se Mbrojtja e integruar ajrore dhe raketore (IAMD) është një fushë ku Evropa është veçmas e cenueshme.

Komandantë aktualë dhe ish-komandantë ushtarakë amerikanë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se mburoja ajrore e Evropës nuk është e përgatitur për t’u përballur me shkallën e kërcënimit nga Rusia.

“Ju e shihni çfarë ka ndodhur në qytetet e mëdha të Ukrainës. E njëjta gjë do të mund të ndodhte edhe në disa nga qytetet e mëdha të Evropës”, tha në prill për Radion Evropa e Lirë, Philip Breedlove, ish-komandant suprem i NATO-s në Evropë.

Raketat me rreze të gjatë veprimi
Një tjetër dobësi që është vënë në pah në raportin e IISS-së janë raketat me rreze të gjatë veprimi.

Vendet evropiane kanë raketa shumë efektive lundruese – që lëshohen nga ajri – sikurse raketat anglo-franceze Storm Shadow/Scalp apo sistemin gjerman, Taurus.

Ndërkaq, Ukraina – e cila nuk është anëtare e NATO-s – së fundi ka prezantuar raketat e saj të reja lundruese Flamingo.

Por, “vetëm pak aleatë evropianë aktualisht kanë sisteme tokësore për sulme precize dhe me rreze të gjatë, ndërsa në aspektin detare, vetëm Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë raketa lundruese det-tokë me rreze veprimi prej 1.000 kilometrash”, thuhet në raport.

“Projekti Qasja Evropiane për Sulme me Rreze të Gjatë [ELSA] është, potencialisht, përpjekja më e rëndësishme evropiane për të zgjatur kapacitetin e saj konvencional për sulme tokësore deri në, dhe ndoshta përtej, 2.000 kilometrave”, thuhet më tej në raport.

Projekti është lansuar nga Franca, Gjermania, Polonia dhe Italia. Më vonë, këtij projekti iu bashkua Britania, Suedia dhe Holanda.

Dobësitë e tjera të përmendura në raport përfshijnë mungesën e aeroplanëve për vëzhgim dhe inteligjencë, “kapacitete sovrane për përpunimin e të dhënave në shkallë të gjerë” dhe procesi i ngadaltë e i pakoordinuar i prokurimit.

Kërkesat për shpenzime vijnë në kohën kur qeveritë evropiane përballen po ashtu me presione të mëdha për shpenzimet joushtarake në fusha të ndjeshme si shëndetësia, arsimi dhe çështje sociale.

Përballimi i këtyre sfidave, u tha në raport, “do të kërkojë që shumë aleatë evropianë të NATO-s të ndërmarrin rreziqe të mëdha financiare dhe të marrin vendime shumë të vështira politike”./REL

6 Komente

  1. Z
    Zhvejku

    Shpenzime për armatosjen të kujt, dhe nga kush!? E para europa s’ka rini për rekrutim, e dyta rusia s’ka nevojë për europën se s’ka çfarë të mari nga europa, vetëm bythëqira ka europa me shumicë, qe rusis nuk i duhen! Rusia është për familjen tradicionale, nuk pranon martesa të të njejtit seks si “demokracit”europiane! Rusia i duhet europës për pasurit e saj dhe për ta bërë si vetja me homoseksual dhe biseksual! Edhe në albanistan kontigjenti rusofob përbëhet nga bythqira të deklaruar si ganimete e cenoshurra!

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      rininë do ta shtojmë duke pompurat gratë e bijve të putinit!!e ju si bqirë të regjur do prodhoni trima rusë që vdesin dhe nuk ja kanë idenë përse!si cjapi te kasapi!!familja tradicionale ruse është e njohur!!i bien shumë bythës në ushtri,prandaj ka dhe shumë të vrarë!!pasi ju çpojnë bythët rekrutëve i çojnë në kasaphanë për të mos folur!!jo se do ndryshonte gjë!!sepse vetë xhuxhit i ka pëlqyer kur ishte rekrut!!nëse do ankoheshin tek xhuxhi putanë,ai do ju thoshte"mo u mërzisni!mua më solli fat!ndoshta dhe ju do keni fatin të bëheni diktatorë të rusisë!prandaj mo e rruani fare,ju bie leshi nga të qirët!"!!unë e gano nuk jemi të friksuar nga rusët!duam tia shkërdhejmë robt diktaturës ruse!!

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zhvejk sumcpuari

        Per cfare flet botim dhe per se shkruan ti ….ku futen ketu bythqirat o debil ?? E di ti qe ska ne Rusi bythqira ?? E tregon veten dhe nuk e fsheh qe je sperme ruse e mbajtur nga joteme me kujdes ….. Ore , po sikur do jepte motra jote provimin ne Rusi , e mori ???

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          "E di ti qe ska ne Rusi bythqira ??"më ke pshurr tu qesh o kar a gjoz!!rusia është e mbushur me bqirë!shko se do të ta kënaqin sumën o trim lapuleci!!motra shkoi për provimin por të gjithë meshkujt kërkonin carë në sumë!!kështu që u këthye si ishte!!ishte shumë e zhgënjyer!!nuk jua vë fajin "meshkujve"rusë!!nuk kanë faj,e dinë se ju vjen radha njëri pas tjetrit për të plehëruar fushta e ukrainës e nuk ju ngrihet luci fare!!ke parë ndonjë cjap me luc përpjetë kur e çojnë në thertore??

          Përgjigjjuni
      2. .
        ...

        Cenopordha. Ti do jesh CenoSuma - i riu, se ai i vjetri iku per lesh. Ishte komplet idiot, po prape - kishte nje lloj sedre. Kur pa qe gjithe hajvanlliqet e parashikimet qe thoshte nuk i dolen, "hengri buk e fiq e vdiq". Ja hoqi vehtes me nje cifte ukrainase. RIP

        Përgjigjjuni
        1. B
          Banda

          Goditja e fundit qe e derdhi goten ishte kur Trampi ja mblodhi rup-sup bythqirave. Aty u çmend fare Cenua, dhe beri ate qe beri

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje