Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përdorur qëndrimin e tij në Ankara për samitin e NATO-s për të koordinuar reagimin amerikan ndaj zhvillimeve të fundit me Iranin, raportoi CNN.
Sipas burimeve të televizionit amerikan, Trump zhvilloi një takim me Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe kreun e Shefave të Shtabit të Përbashkët, Dan Caine, ku u diskutuan skenarë të ndryshëm për përgjigjen ndaj sulmeve iraniane ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit.
Në fokus të diskutimeve ishin edhe mundësitë për veprime ushtarake kundër objektivave iraniane, ndërsa administrata amerikane po vlerëson hapat e mëtejshëm.
Në Ankara ishte edhe Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, i cili u konsultua me Trumpin për çështjen e sanksioneve ndaj Iranit dhe mundësinë e rikthimit të kufizimeve ekonomike pas zhvillimeve të fundit.
Sipas CNN, Trump është shprehur i zhgënjyer nga ato që ai i konsideron shkelje të Memorandumit të Mirëkuptimit të arritur mes SHBA-së dhe Iranit rreth tre javë më parë. Teherani, nga ana tjetër, ka akuzuar Uashingtonin se ka shkelur marrëveshjen.
Gjatë qëndrimit në Turqi, Trump zhvilloi gjithashtu një bisedë private me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, gjatë darkës zyrtare të organizuar nga presidenti turk.
Një ditë më pas, Rutte mbështeti veprimet amerikane, duke i cilësuar ato si “absolutisht të domosdoshme” përballë përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme dhe tensioneve në Ngushticën e Hormuzit.
Cfare titulli Trampi nuk harton, ai thot zjarre, jep urdher, cdo her qe ka nje problem , ai fillon luften , si me dosjen \\\Epstein\\\qe akuzohet per pedofil.