“Covid-zero” nuk po funksionon, Kina raporton viktimat e para në valën e re të pandemisë

21 Nëntor 2022, 22:40Bota TEMA

“Covid-zero” nuk po funksionon, Kina raporton viktimat e para

Kina ka raportuar viktimat e para nga Covid-19 në 6 muajt e fundit, me zyrtarët që paralajmërojnë se kryeqyteti po përballet me situatën më të rëndë që prej nisjes së pandemisë.

3 jetë të humbura janë shënuar në Pekin, duke e çuar bilancin total të viktimave në 5229.

Këto raportime vijnë mes protestave të rralla që shpërthyen në shtetin komunist kundër politikave qeveritare për të çuar numrin e të infektuarve me Covid-19 në zero.
Kjo strategji për të luftuar pandeminë ka bërë që miliona kinezë të detyrohen të qëndrojnë në izolim të plotë.

Pekini, një qytet me mbi 21 milionë banorë, ka raportuar 316 raste të reja gjatë të hënës, ndërsa me masat strikte në fuqi janë mbyllur dyqane, shkolla dhe restorante në disa zona të kryeqendrës së shtetit kinez. 

Lini një Përgjigje