Lufthansa do të punësojë 20 mijë punëtorë të rinj

21 Nëntor 2022, 22:10Bota TEMA

Lufthansa do të punësojë 20 mijë punëtorë të

Linja ajrore gjermane Lufthansa planifikon të punësojë 20 mijë punëtorë pas rimëkëmbjes së tregut të aviacionit nga pandemia e COVID-19, njoftoi kompania të hënën.

“Ne planifikojmë të krijojmë 20 mijë vende të reja pune në Evropë. Disa prej tyre janë punë krejtësisht të reja dhe disa prej tyre janë vende pune që kanë mbetur bosh gjatë pandemisë së koronavirusit,” njoftoi Lufthansa.

Kompania ajrore gjermane pushoi nga puna 30 mijë punonjës gjatë pandemisë Covid-19 dhe krizës së koronës. Gjatë pandemisë, Lufthansa mori ndihmë nga shteti, të cilën e ka kthyer plotësisht.

Në shtator të këtij viti, Lufthansa punësoi mbi 108 mijënjerëz në mbarë botën.

1 Komente

  1. M
    Messerschmitt

    Lajm fallco ...turp kush i perhap dhe mjer ai qe i beson....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje