Gratë në Danimarkë tani do të thirren për të kryer shërbimin ushtarak të detyrueshëm kur të mbushin 18 vjeç, sipas një ndryshimi ligjor të miratuar nga parlamenti danez. Ky është një hap i rëndësishëm drejt barazisë gjinore në ushtri dhe një masë për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të vendit mes rritjes së tensioneve të sigurisë në Evropë.
Deri tani, pjesëmarrja e grave në ushtri ishte në baza vullnetare. Por me rregullat e reja, si djemtë ashtu edhe vajzat do të regjistrohen për vlerësim dhe mund të zgjidhen për shërbim përmes një sistemi lotarie, nëse nuk ka mjaftueshëm vullnetarë.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është zgjatja e periudhës së rekrutimit nga katër në 11 muaj.
Në vitin 2024, rreth 4,700 qytetarë danezë morën pjesë në shërbimin ushtarak, prej të cilëve 24% ishin gra vullnetare. Qeveria synon që deri në vitin 2033 ky numër të arrijë në rreth 6,500 persona në vit.
Danimarka po ndjek shembullin e vendeve nordike fqinje si Suedia dhe Norvegjia, të cilat tashmë kanë rekrutim të detyrueshëm për të dy gjinitë.
Në të njëjtën kohë, qeveria daneze ka njoftuar rritjen e buxhetit të mbrojtjes me 40.5 miliardë krona (5.9 miliardë dollarë) për të përmbushur objektivat e NATO-s.
Po mirë more vëllezër, a nuk ju duket pak si e njohur kjo gjëja ? Ore mos e kemi sharë kot Enverin me ato zboret ? Më duket pak si tallje bythe me thënë të drejtën. Gratë si burra me armë e bomba . Epo kjo pikë e zezë!
nëse për të jetuar duhet të kemi të drejta të barabrta!?për të vdekur përse duhet të kenë "më shumë të drejta" vetëm meshkujt??sot,me teknikat e reja,nuk duhet më si më parë forca brutale e meshkujve!dhe gratë mund të bëjnë të njëjtën gjë!në logjistikë,drejtimin e droneve,dhe shumë aktivitete të tjera luftarake!!e në fund të fundit prapë meshkujt kanë më shumë të drejta për të vdekur në vijën e kontaktit!në front!!
ENVERI e dhjeu me ate izolimin, se sa per zgjuarsi as tek bolet e tij nuk i vene keta udheheqesit e tanishem si ne shqiperi ashtu edhe jashte, te gjitha qe ka thene i kane dale, vetem nje gabim beri enveri , qe e morri ne tirane çobanin e vogel te viçidolit qe rruante dhente ne shpellat e viçidolit Sali ram birishen