Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të shkurtuar pjesën më të madhe të financimit amerikan për ndihmën humanitare ndërkombëtare mund të shkaktojë më shumë se 14 milionë vdekje deri në vitin 2030, sipas një raporti të publikuar në revistën mjekësore “The Lancet”.
Sipas kërkimit, një e treta e atyre që rrezikojnë të vdesin para kohe janë fëmijë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kishte deklaruar në muajin mars se administrata e presidentit Trump kishte anuluar mbi 80 për qind të të gjitha programeve në Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ka raportuar BBC.
“Për shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, tronditja e shkaktuar do të ishte e krahasueshme me një pandemi globale ose një konflikt të madh të armatosur”, ka thënë Davide Rasella, bashkautor i raportit të “The Lancet”.
Shkurtimet në financime “rrezikojnë të ndalojnë papritur – dhe madje të përmbysin – dy dekada përparim në shëndetësi për popullatat e cenueshme”, ka shtuar Rasella, një studiues në Institutin e Barcelonës për Shëndetin Global.
Raporti është publikuar në kohën kur dhjetëra udhëheqës botërorë do të mblidhen këtë javë në qytetin spanjoll të Seviljes për një konferencë ndihmash të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara.
Duke analizuar të dhëna nga 133 vende, ekipi i studiuesve vlerësoi se financimet nga USAID-i kishin parandaluar 91 milionë vdekje në vendet në zhvillim midis viteve 2001 dhe 2021.
Ata përdorën gjithashtu modele analitike për të parashikuar se si shkurtimi i financimeve me 83%, shifër e njoftuar nga vetë qeveria amerikane më herët këtë vit, mund të ndikojë në rritjen e shkallës së vdekshmërisë.
Sipas parashikimeve, shkurtimet mund të dërgojnë në mbi 14 milionë vdekje të shmangshme deri në vitin 2030. Ky numër përfshin mbi 4.5 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç ose rreth 700,000 vdekje fëmijësh në vit.
Departamenti për shkurtime të shpenzimeve në administratën Trump, i udhëhequr më parë nga miliarderi Elon Musk, synonte të zvogëlonte forcën punëtore federale. Mes tjerash administrata gjithashtu ka akuzuar USAID-in për mbështetje të projekteve liberale.
SHBA-ja, që është deri tani ofruesi më i madh i ndihmës humanitare në botë, ka vepruar në më shumë se 60 vende, kryesisht përmes kontraktorëve.
O Muçi do te heqin Medicaid oooooo Muçi
Po lere dybekun e gjizes , ai eshte rot kari komplet ……
Po mire na i shpjegoni keto te gjitha kundra Trumpit dhe masave qe ai po mer ….ore , do te mbledhi shtetin ai , pse Amerika eshte pergjegjese per cdo gje ?? Po mir po borxhin kombetar a e dini sa ka shkuar ? Kush do ta paguaj borxhin amerikan ne triliona $ ? Kina ? E7ja ? I merni keto parasysh ?? Pse nuk i drejtoheni dhe Kines , Rusise , EU se dhe kujte do shteti potent po i jeni qepur Trumpit ….Trumpin nuk e zgjodhen kot keshtu nje dite me diell se ju tek dikujti dhe e votuan ….por e zgjodhen te mbledh shtetin qe po reshket , vec qe te jemi te sak5 se cthemi dhe cshkruajm ai ka axhenten e tij te mire dhe te keqe , ate zgjodhen ate program do ket …. Vim ne vendin tone , perse duhet te shpenzoje miliona Amerika per sistemin tone te drejtesise ?? Ku i keni lexuar keto ?? Perse ?? Apo hajde se gjetem lrift dhe te varosim nja 10 a 12 vete …..jo ore jo , cdo kush ti dale pergjegjes vetes ….te futin doren ne xhep te gjithe dhe jo vetem Amerika ….edhe Amerika vec jo vetem ajo ….
O Trampist. Borxhi kombetar eshte me shune ne te ardhmen, ne programe sociale. Ate po e thone miliona amerikane dhe shume republikane dole ti qe do shpjegime nga Tema
Franci nga katundi partise. E lexove projekt ligjin e Trapit qe kerkon ta coje borxhin ne 5.4 trilione dollare? Per cfare borxhi flet ti, kur Trapi jot po. Ngre ku nuk ka qene kurre niveli i borxhit? Ore nje pyetje si trampist qe je: a keni ndopak llogjike te llogjikoni veprimet e ketij idioti, apo vetem copy-paste cfare ju thote Fox dhe gazeta e nazistit Banon?!
Në shoqërinë time kam edhe 3 individë që mbështesin Trump. Që të tre këta kanë dallime shumë të mëdha nga shumë shokë të tjerë. Janë narcisista të tejskajshëm. Mund ti dallosh nga karakteri dhe pa I dëgjuar fare që janë Trumpista. Vemje shtazore!
Mire beri qe e mbylli , jane bere milionere ne kuriz te taksapaguesve amerikane …..dhane miliona per drejtesine tone te karit dhe parate shkuan kot ne hava ….ligjin e ben Argita Berisha dhe Xen bythqiri ….ishin mesuar mire parazitet shqiptare ….ha Muco pi Muco dhe llogarine te Trumpi ….tani rini e fryni syte …..dhe mos prisni se do funksionoje prap …..u bene milionat e derguara ketu te ne nga USAID vila ne Gjirin e Lalzit …..ik e bjerini defit tani , merni ne valle dhe ca bythqira ketu te Tema ca fuck 47 dhe Vk ….debila parazite ….