Një debat i fortë ka shpërthyer në Gjermani mbi çështjen nëse një grua trans me të kaluar ekstreme të djathtë duhet të vuajë dënimin në burg për gra apo burra, pas dënimit të saj për nxitje të urrejtjes dhe fyerje.
Sipas BBC, Marla-Svenja Liebich u dënua në korrik të vitit 2023 nga Gjykata Rajonale e Halle në Saksoni-Anhalt me një vit e gjashtë muaj burg pa pezullim, për nxitje të urrejtjes nga ekstremi i djathtë, shpifje të rëndë dhe fyerje. Apeli i saj u refuzua dhe çështja u bë e formës së prerë.
Gjatë periudhës së gjyqit, Marla ishte e njohur si Sven Liebich, me të kaluar në organizatën neonaziste Blood and Honour. Në fund të vitit 2024, Liebich ndryshoi regjistrimin e gjinisë në dokumentet zyrtare nga mashkull në femër, si dhe emrin, në bazë të Ligjit të ri të Vetëpërcaktimit që sapo kishte hyrë në fuqi në vend. Ky ligj lejon ndërrimin e gjinisë dhe emrit vetëm me një deklaratë në zyrën e gjendjes civile, pa vendim gjykate.
Ky veprim shkaktoi debate të ashpra në mediat gjermane, me shumë që vënë në dyshim motivet dhe sinqeritetin e Marlës. Der Spiegel shkroi se “është e dyshimtë nëse ndryshimi është serioz”, duke kujtuar se Liebich kishte bërë komente kundër personave queer në të kaluarën. Ajo ndërmori veprime ligjore kundër mediave që vunë në pikëpyetje identitetin e saj, megjithatë Këshilli Gjerman i Shtypit hodhi poshtë ankesën e saj kundër Spiegel-it si të pabazë.
Prokurori i Përgjithshëm i Halle, Denis Czernota, deklaroi në televizionin publik MDR se Liebich do të paraqitet në burgun për gra të Chemnitz për të nisur vuajtjen e dënimit. Ajo e konfirmoi këtë në një postim në X, duke shkruar: “Më 29 gusht 2025, në orën 22:00, do të shkoj në burgun e Chemnitz me valixhet e mia”. Vendimi përfundimtar për vendin ku do të vuajë dënimin do të merret pas mbërritjes së saj. Nëse drejtoria e burgut vlerëson se prania e saj mund të rrezikojë sigurinë dhe rendin, ajo mund të transferohet në një tjetër institucion.
Liebich humbi kohët e fundit edhe një tjetër betejë ligjore, kësaj here me gazetarin Julian Reichelt, kryeredaktor i Nius. Reichelt kishte shkruar në X në korrik se “kushdo që ndjek raportimin për neonazistin Sven Liebich arrin në një përfundim: qeveria gjermane ia doli që përmes një ligji të detyrojë pothuajse të gjitha mediat të përhapin të pavërteta. Sven Liebich nuk është grua.”
Gjykata Rajonale e Berlinit hodhi poshtë kërkesën e Liebich për masa të përkohshme kundër Reichelt, duke e cilësuar padinë e saj si të pabazë.
u infektuan dhe neonazistët me politikë perëndimore??nuk ju bën efekt "sputniku" rus??në krye të AfD kanë një gay e një lezbike,ky hajvani që ka ndryshuar gjini me mustaqe,në amerikë mbështeten nga thiel gay??o bë bota lesh,gjithë mbështetësit e këtyre "LGB..."janë kundër tyre në fakt por i pranojnë si drejtues,financues??megjithëse dhe në kohën e hito mustaqkës,kishte bqirë sa të duash,shefi ishte gërring,por të paktën nuk e tregonin hapur!!
bota po permbyset ngadale ngadale
Ky eshte cenincesti.
o të qifsha rob ku ti kesh,dhe vëlla me ty më bëre??o idiot,maksimumi mund të jem yt atë,por jo vëllai tënd!!o hajvan nëna tënde është më e re se unë(e vjet),nuk mund të jetë nënëa time,dhe prandaj nuk mund të quhet incest, sa herë ta qi!sidoqoftë ti je kopil,por asnjëherë prodhim incesti!!
Dy tevkeqia ky …..dhe nazist dhe bythqir ….
Dhe Tore bythen ne kohen e Enverit ke burgu grave e futen. Njera nga grate i thote shyqyr qe te sollen o Tore se vdiqem per kar. Ia kthen Torja, ik mi kurva dreqit une vdiqa per vete
mirë mor mirë,por torrja nuk mbante mustaqe!!ky idioti dhe grua dhe mustaqet si të çelos??mirë e thotë dhe Dyli me karon e tij,"Dy tevkeqia ky …..dhe nazist dhe bythqir …."!