Kaja Kallas: “Siguria vjen nga një ushtri e fortë ukrainase, jo nga kurthi i Putinit për Donbasin”

22 Gusht 2025, 08:11Bota TEMA
Kaja Kallas: “Siguria vjen nga një ushtri e fortë ukrainase, jo

Diplomatja e lartë i Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka paralajmëruar kundër ushtrimit të presionit mbi Ukrainën për të lëshuar territore ndaj Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje.

Kallas tha se pranimi i kontrollit rus mbi territore ukrainase do të ishte një “kurth në të cilin Putini dëshiron që ne të futemi”.

Rajoni i Donbasit, në Ukrainën lindore, ka qenë objekt agresioni të vazhdueshëm nga Rusia dhe ka detyruar rreth 1.5 milion ukrainas të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë dhjetë viteve të fundit.

Pavarësisht insistimeve të përsëritura të Kremlinit dhe nënvizimit të Trump për nevojën e një “shkëmbimi territoresh”, Ukraina ka refuzuar kategorikisht të dorëzojë Donbasin në këmbim të paqes.

Kallas – e cila ndodhet në “listën e të kërkuarve” të Kremlinit – theksoi nevojën për garanci të forta e të besueshme sigurie për Ukrainën. Ajo pranoi se aktualisht ka pak “hapa konkretë” në lidhje me krijimin e një force penguese, por nënvizoi:

“Garancia më e fortë e sigurisë është një ushtri e fortë ukrainase,” duke shtuar se garancitë e sigurisë duhet të jenë jo vetëm në letër.

Sipas saj, u takon shteteve anëtare të “koalicionit të të vullnetëshmve” të përcaktojnë saktësisht se çfarë mund të kontribuojnë dhe në çfarë kapaciteti do të veprojnë këto forca.

1 Komente

  1. M
    Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

    pikerisht ketu fillon fatkeqesia e kesaj Europa qe nje debile si puna e kesaj udheheq politiken e jashtme te Europes, ku jane gjigandet e Europes Kohl, Genscher, Thatcher,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje