Dënim ekstrem nga talebanët, vrasësi ekzekutohet në sytë e qindra qytetarëve

7 Dhjetor 2022, 22:25Bota TEMA

Dënim ekstrem nga talebanët, vrasësi ekzekutohet në
Një burrë afgan i dënuar për vrasje është ekzekutuar në publik të mërkurën. Lajmin e bënë të ditur talebanët ndërsa ky është konfirmimi i parë i një dënimi të tillë që kur ata morën pushtetin pas largimit të amerikanëve.

Muajin e kaluar, lideri suprem i talebanëve, Hibatullah Akhundzada, urdhëroi gjyqtarët të zbatojnë plotësisht aspekte të ligjit islamik që përfshijnë ekzekutimet publike, goditjet me gurë dhe fshikullimin, apo edhe amputimin e gjymtyrëve për ata që kryejnë vjedhje.

Që pas marrjes së pushtetit, talebanët kanë kryer disa rrahje publike, por ekzekutimi i së mërkurës në Farah, kryeqyteti i provincës perëndimore me të njëjtin emër, është i pari i pranuar “zyrtarisht”.

Personi që u dënua me vdekje është identifikuar si Tajmir, djali i Ghulam Sarëar dhe thuhet se ishte banor i rrethit Anjil në provincën Herat. Ai akuzohet të ketë vrarë një burrë të cilit i kishte vjedhur motoçikletën dhe telefonin celular.

Sipas deklaratës të lëshuar nga talebanët, i dënuari e kishte pranuar fajin kurse sesi u bë ekzekutimi nuk janë dhënë detaje.
Kujtojmë se talebanët kanë kryer rregullisht dënime në publik gjatë sundimit të tyre të parë që përfundoi në fund të vitit 2001.

Mes dënimeve përfshihen rrahjet dhe ekzekutimet në stadiumin kombëtar në Kabul, ndërsa afganët vendas inkurajoheshin të merrnin pjesë.

5 Komente

  1. .
    .

    Këta jane njësoje si militantet ose hajdute që ju shkone nga mbrapa Sali Gerdeci, ilir spiun dhe Ed Rame Turke hajduti. Kushe shkone mbrapa ketyre 3 horrave ështe Talibane Turk.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      skane shume ndryshim nga ju talebanet greko- orthodhokse te janulles

      Përgjigjjuni
    2. I
      Indriti

      Kafshë me fytyrë njeriu.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alex

        Ku je o Ameriqi qe mbron njerzit dhe promovon Demokraci Po le vete kaos me duket si ne Afghanistan, Libi, Irak ,Siri, te njejten po ben dhe ne Ukraine,

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alex

          Ku je o Ameriqi qe mbron njerzit dhe promovon Demokraci Po le vete kaos me duket si ne Afghanistan, Libi, Irak ,Siri, te njejten po ben dhe ne Ukraine,

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje