"Derisa Perëndimi nuk e kupton se “Bota Serbe” është variant i “Botës Ruse”, në Ballkan nuk do të ketë paqe"

24 Mars 2022, 12:18Bota TEMA

"Derisa Perëndimi nuk e kupton se “Bota Serbe”

Derisa nuk shpallen të jashtëligjshme dhe kriminale politika e “Serbisë së Madhe”, derisa nuk përdoren mekanizma për të ndaluar ideologjinë serbomadhe të cilat janë asgjë më pak se variacione të ideologjisë së “Botës Ruse”, nuk do të ketë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan, thotë gazetari dhe publicisti i njohur malazez, Andrej Nikollaidis në një bisedë me Al Jazeera, Balkans.

Nikollaidis shpjegon sinonimitetin mes koncepteve klero-fashiste të “Botës Ruse” dhe “Botës Serbe” dhe shtrirjen e tyre anembanë Ballkanit Perëndimor, të cilat i kategorizon si koncepte destruktive ndaj paqes dhe harmonisë ndëretnike në rajon.

“Shiheni se çka do të thotë ‘bota ruse’ (replikë e së cilës është ‘bota serbe’) dhe në çfarë mënyra qeveria në Kremlin është e gatshme të bëjë për ta arritur atë, vetëm shihni skenat e qyteteve të shkatërruara në Ukrainën Lindore”, ka thënë publicisti malazez.

“Ata që përcjellin ngjarjet në Balllkan janë në dijeni që Rusia po e formëson situatën politike gati se në tërë Ballkanin, dhe pasqyrimi i përfshirjes së tyre në ngjarje politike dhe shoqërore janë më të evidente në përvetësimin jokritik të idelogjisë dhe koncepteve shtetërore që origjinën e kanë npë Rusi”.

“Kështu, ‘Bota Serbe’ është një politikë e lansuar nga shoqëruesi më i afërt i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, njeriu që udhëheq departamentet e mbrojtjes dhe të policisë në Serbi, Aleksandër Vulin, ai ka adoptuar mu atë narrativë të ‘Botës Ruse’”, shpjegoi Nikollaidis.

Publicisti malazez fajëson, siç i quan ai, “politikat e paafta evropiane dhe amerikane” për mosvëmendje ndaj importimit masiv të këtyre ideve ruse në Ballkan që kanë gjetur lehtësisht tokë pjellore.

“Ky shfrenim i njerëzve të Putinit mund ta shtyejë rajonin në konflikt, dhe e vetmja mënyrë për të dalur nga kjo situatë është që me guxim të kundërshtohet politika dhe idetë ruse në rajon”.

Nikollaidis kërkon që Perëndimi të “dekonstruktojë, të shkatërrojë, dhe t’i nxjerrë jashtë renit” këto ideologji imperialiste ruse që kultivohen në Balllkan, ose ndryshe, thotë ai, “nuk do të ketë paqe në Ballkanin Perëndimor”.

5 Komente

  1. s
    shori

    Njerez si ky hajvani greko- malazez, jane teper te rrezikshem, aq sa dhe Gestapoja e Hitlerit do t'i kishte zili...!!! Ndersa Merua dhe argatet e tij, i botojne me gezim pacavuret nacional-shoviniste, thjesht se flasin kundra Serbise dhe Rusise...

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      shorr o qorr nëse të lejon të shtkurash ti,përse duhet të ndalojë të tjerët merua?? ti je për të të kërdhyer fisërisht,dhe prapë të jep të drejtën të hash mut!! bota sërbe deri tashti ka përfituar se ka qënë gjithnjë në krahun e duhur!! në krahun perëndimor kur u coptua perandoria osmane,në krahun e fitues në L1B,dhe L2B,sot si duket i ka ardhur fundi! pavarsisht se nuk është rreshtuar me armë,prapë është rreshtuar në krahun e humbësit!! një pjesë,ti me shokë,e sërbëve mendojnë se sociopati narcizist,putana e rusisë,do të përdorë arsenalin bërthamor(aq idiotë jeni sa preferoni të vdisni vetëm e vetëm të thoni:fituam),dhe "do fitojë"!! por budallallëku nuk ju lejo të kuptoni se po bëri një gjë të tillë!?(nga një narcizist nuk mund ta pranosh,fshihet si kadafi në tubat e kanaleve të ujrave të zeza,ose si sadami në vrimën e miut,para se ta varin në litar,e jo më të bëjë vetvrasje!!)rusët,jo vetëm që kanë për të humbur,por dhe kanë për tu fshirë nga faqja e dheut si komb!! për ta mbyllo o shorr qorr,robt ku ti kesh!!

      Përgjigjjuni
    2. A
      Aleko

      Cfare nuk qendron,o shore,nga ato qe shpreh artikulli,pavaresisht se kush i shkruan???

      Përgjigjjuni
      1. B
        Baton Gostivari

        BOTA e FERRIT Vajtën më se 2 dhjetëvjetësha nga clirimi i ojesëshëm i Dardanisë dhe ne ende nuk e kemi përkufizuar përmbajtjen e TERRORIT GJENOCID të shtetit të Sebisë mbi trojet shqiptare dhe popullin shqiptar të Dardanisë. FUQIA IDEOLOGJIKE e Serbisë ishte dhe mbetet NACIONALSHOVENISMI rusoserbë, ose FOBIA RUSOSERBE ndaj civilizimit ANGLOAMERIKAN dhe e aleatëve. Metaforat - Milloshevici, Putni janë EUFEMIZMA politike semantike për të marrë në mbrojtje popullatën shoveniste rusoserbe, njëherit duke SHPËRFILLUR RRATHËT CIVILIZUESE, e vlerave demokratike, brenda kësaj popullate.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shmil Gurra

          HORRI ! Nuk e kuptoj se cka ka në pohimet e këtij autori një mesazh "nacionalshovenist" E keqja për ty, ndërsa e mira për mua e mesazhit të artikullit është - spikatja e rrezikut nga nacionalshovenizmi rusoserb. Kaq.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje