Shërbimet Sekrete dhe FBI kanë dalë me detaje të reja sa i përket tentativës për vrasje të kandidatit për President të SHBA-ve, Donald Trump, një ditë më parë në Florida.
Në fillim të konferencës, Prokurori i SHBA-së për distriktin jugor të Floridës, Markenzy Lapointe, thotë se Ryan Routh është akuzuar në Florida për vepra penale me armë zjarri.
Ai tha se agjentët gjetën në vendngjarje një aparat fotografik dixhital, një çantë shpine, një pushkë dhe një qese të zezë plastike që përmbante ushqim.
Lapointe thotë se FBI po udhëheq hetimin dhe se është “ende në fazat e hershme”.
Agjenti special i FBI-së i ngarkuar për zyrën në terren në Majami, Jeffrey B. Veltri thotë se oficerët po hetojnë çështjen si një “tentativë e dukshme për vrasje”.
“Ne e shohim këtë si jashtëzakonisht serioze dhe jemi të vendosur të japim përgjigje,” thotë ai.
Ai gjithashtu thotë se disa dëshmitarë civilë në vendin e ngjarjes janë intervistuar. “Ekipi i përgjigjes së provave është duke mbledhur objekte të shumta,” theksoi ai.
Me karabine model 56 do gjuante ky nga 500 metra distance? U bene lolo amerikanet me kllounin Trap qe shpik budallalleqe te tilla. Personi nuk shkrehu asnje fishek. Armet mund te blihen pa asnje lloj licence ne Florida. Me nje fjale, beri nje shuk me dollare ky “qitesi” dhe do dale pa lagur hic. Modele trapiste me filma luftash. LOL
Pse nuk ta mbush syrin karabina model 56 ?? Ajo dhe AK47 jane nga armet me te fuqishme ...tani se nuk shkrepi asnje fishek eshte tjeter gje dhe sta ka fajin karabina qe ka goditjen fatale ne mbi 800 metra , e cdo me teper nga nje karabine e shume viteve me passhme ....te sotmet mund te jene moderne ne paraqitjen e pare vec e kane distancen qe shkaktojne vdekje deri ne 500 metra ...