Kryeministri britanik, Keir Starmer dhe Giorgia Meloni u panë teksa qeshnin së bashku në kopshtin e Villa Doria Pamphilli, gjatë takimit të tyre në Romë.
Dy kryeministrat pozuan për kamerat pas takimit, ku diskutuan në lidhje me sigurinë e kufijve dhe krizën në Ukrainë.
Meloni dukej veçanërisht e qeshur dhe entuziaste, teksa e shoqëronte në mjediset e Villa Doria.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, Starmer deklaroi se emigracioni i parregullt mbetet një problem për të gjithë Europën, veçanërisht për Mbretërinë e Bashkuar dhe Italinë. Megjithëse kryeministri laburist anuloi planin e konservatorëve për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në Ruanda, ai tha se ishte pragmatist dhe se do të shihte planin e Iitalisë për ngritjen e qendrave të procesimit të azilkërkuesve në Shqipëri. Qeveria britanike gjithashtu është duke shqyrtuar mundësinë e padërgimit të emigrantëve ne vende si Vietnami, kundrejt pagesës.
Lini një Përgjigje