FOTO+VIDEO/ Qindra refugjatë “pushtojnë” kufirin mes Marokut dhe Spanjës

16 Shtator 2024, 16:27Bota TEMA
FOTO+VIDEO/ Qindra refugjatë “pushtojnë” kufirin mes

Një grup prej qindra refugjatësh kanë tentuar të kalojnë kufirin spanjoll pranë qyteit të Ceuta-s, një enklavë spanjolle në Afrikën e veriut, por janë penguar nga forcat kufitare të Marokut.

Turma e njerëzve ka goditur fillimisht me gurë forcat e sigurisë, gjatë tentativës për të hyrë në territorin spanjoll, në kufirin midis Spanjës dhe Marokut, raporton “Daily Mail.”

Ndërkaq, mediat locale kanë raportuar edhe për një tjetër tentativë kalimi të paligjshëm të kufirit të dielën, por edhe kjo tentativë është parandaluar nga policia marokene.

Sipas agjencisë spanjolle të lajmeve, ‘EFE’, pjesa më e madhe e refugjatëve vinin nga Maroku, por edhe nga shtete të tjera të kontinentit afrikan.

Burime nga policia marokene e informuan agjencinë franceze ‘AFP’ se ka patur një valë informacionesh të rreme në lidhje me mundësinë e kalimit në Europë. Mesazhe virale të përhapura përmes platformave si TikTok dhe Instagram, nxitën një numër të madh të rinjsh të mblidheshin në kufirin mes Marokut dhe Spanjës, pranë enklavës së Ceuta-s.

3 Komente

  1. D
    Detari

    sa keq, duhet menjehere komandanti yne ramazon ti sjelli ne nje nga qytet tona qe jane boshatisur. xhami kan plot una faca una kultura etj

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      Ata nuk jane keq per xhami. Ikin se kerkojne nje jete me te mire, ashtu sic e bejne te gjithe te tjeret, myslimane, katolike, orthodhokse, etj.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Parruca

        Shkodran e vertete eshte ajo qe thua, por problemi i ketyre eshte qe largohen nga halja ku kane lindur dhe kur shkojne ne Evrope kerkojne qe ta kthejne vendin prites ne hale. Disa heqin paralele me shqiptaret. Por ka nje ndryshim shume te madh se shqiptaret u integruan atje ku shkuan dhe nuk u perpoqen tu impononin vendasve kulturen tone. Miliona ukrainas e kane lene vendin e tyre dhe jane refugjate ne Europen perendimore, por nuk ka nje problem ukrainas ne qytetet gjermane apo franceze. Nuk kane frike gjermanet te dalin ne rruge se do vriten, grabiten apo perdhunohen nga ukrainasit por kane frike nga keta.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje