Diplomacia izraelite përplaset me shefin e OKB-së, kërkohet dorëheqja e tij

24 Tetor 2023, 18:05Bota TEMA
Diplomacia izraelite përplaset me shefin e OKB-së, kërkohet

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen të martën ka denoncuar shefin e OKB-së Antonio Guterres për kritikat e tij ndaj fushatës së Gazës, duke rrëfyer detaje grafike të sulmeve të Hamasit ndaj civilëve dhe duke përmendur emrat e fëmijëve të rrëmbyer nga grupi terrorist.

“Zoti Sekretar i Përgjithshëm, në çfarë bote jetoni?”, i thotë Cohen Guterres në anglisht në një seancë të posaçme të Këshillit të Sigurimit mbi krizën. “Padyshim që kjo nuk është bota jonë”.

Cohen foli pasi Ministri i Jashtëm i Autoritetit Palestinez Riyad al-Maliki të martën shprehu keqardhje për mosveprimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të ndaluar “masakrat” në Gaza nga Izraeli.

“Masakrat e vazhdueshme që po kryhen qëllimisht, sistematikisht dhe në mënyrë të egër nga Izraeli – fuqia pushtuese kundër popullatës civile palestineze nën pushtim të paligjshëm – duhet të ndalen”, tha Maliki.

Ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan kërkoi dorëheqjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së pasi ky i fundit tha se sulmet e Hamasit nuk ndodhën në vakum.

“Nuk ka asnjë justifikim apo pikë për të folur me ata që tregojnë mirëkuptim për aktet më të tmerrshme të kryera kundër qytetarëve të Izraelit – as më pak nga një organizatë e shpallur terroriste”, tha ai.

Izraeli po proteston pasi Guterres u duk se po përpiqej të shpjegonte shtysën pas sulmeve të grupit terrorist Hamas ndaj Izraelit në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Izraelin-Hamasin.

“Është e rëndësishme të pranohet gjithashtu se sulmet nga Hamasi nuk ndodhën në vakum”, tha Guterres. “Populli palestinez i është nënshtruar pushtimit mbytës për 56 vjet. Ata e kanë parë tokën e tyre të gllabëruar vazhdimisht nga vendbanimet dhe të rrënuar nga dhuna; ekonomia e tyre u mbyt; njerëzit e tyre të zhvendosur dhe shtëpitë e tyre të shkatërruara. Shpresat e tyre për një zgjidhje politike të gjendjes së tyre janë zhdukur”.

Guterres shtoi se “ankesat e popullit palestinez nuk mund të justifikojnë sulmet e tmerrshme të Hamasit. Dhe këto sulme të tmerrshme nuk mund të justifikojnë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez.

I dërguari izraelit në OKB Gilad Erdan i quan deklaratat e Guterres “tronditëse”, “të tmerrshme” dhe “krejtësisht të shkëputura nga realiteti i rajonit tonë”.

“Komentet e tij… përbëjnë një justifikim për terrorizmin dhe vrasjen”, thotë Erdan. “Është e trishtueshme që një person me pikëpamje të tilla është kreu i një organizate që u ngrit pas Holokaustit”.

2 Komente

  1. k
    km

    Mos u krusni me OKB,sepse jeni produkt i dekretit te saj si shtet.Iu krijoi,iu caktoi dhe kufijte.Por keto kufij Ju,Izraeli,i sjkelet me te dyja kembet ,me agresion e lufte,mbi gjak njerezish te pafajeshmee terrorizem shteteror ithyet.Pushtuat toka qe nuk ua DHA njeri,ne emer te 3000 viteve me pare,me endrren e Izraelit te atehereshme.Po te enderronin Romaket e sotme si Ju,do te pushtonin gjysmen e Euroazise.Jetoni me te sotmen,kontribuoni ne luften kunder krimit fondamentaliste i kujtdo qofte,dhe mos i bini popullit te pafajeshme.Ndaj respektoni OKB dhe kerkesat e saj.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqipe-Free

      Respekt per z.Guterres, thote nje te VERTET te madhe dhe te Dhimbshme per "Izraelitet Paqesore dhe te dashur"..Stop Bombardimit te Gazes, Stop Spastrimit Etnik te kesaj Popullsie te Vuajtur dhe ne Token e saj Ametare.. Gjuha e Dhunes , dhe Kerzenimet e nje Lufte..do te sjellin vetem Dhune dhe viktima nga te dyja Palet.. OKB-ja dhe Bota e Civilizuar duhet te Punojne per nje Shtet Palestinez...dhe te sjellin Paqen te Repektuar edhe nga Izraeli...lol

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje