Izraeli shpërndan fletëpalosje në Gaza, u kërkon qytetarëve ndihmë për gjetjen e pengjeve

24 Tetor 2023, 13:30Bota TEMA

Izraeli shpërndan fletëpalosje në Gaza, u kërkon

Izraeli shpërndau sot fletëpalosje në zonën Khan Yunes në jug të Gazës duke kërkuar nga popullata vendase të ndihmojë në kërkimin e izraelitëve të mbajtur peng në Rripin e Gazës. 

"Nëse doni një të ardhme më të mirë për ju dhe fëmijët tuaj na dërgoni informacione të besueshme dhe të dobishme për pengjet në zonën tuaj.

Ne ju sigurojmë diskrecion maksimal, mbrojtje dhe madje edhe një shpërblim financiar", shkruhet në fletëpalosje.


 Në fletëpalosje gjithashtu ishin përmendur edhe disa kanale të mundshme komunikimi nga Gaza me ushtrinë izraelite.

Lini një Përgjigje