Disa të vërteta për bastisjen e rezidencës së Donald Trump, që ka trazuar SHBA

9 Gusht 2022, 17:50Bota TEMA

Disa të vërteta për bastisjen e rezidencës së Donald

Nga Parid Turdiu

Bastisja e rezidences primare te Trumpit nuk mund te behej pa urdherin e drejtorit te FBI (analog me drejtorin e policise se shtetit ne Shqiperi) dhe pa miratimin e avokatit te pergjitheshem (minister i drejtesise, shefi i drejtorit te FBI).

Drejtori i FBI emerohet nga presidenti per 10 vjet.  Ky drejtor, Christopher Wray, eshte emerim i Trump.

Avokati i pergjitheshem, Garland, ish- gjykates federal, ish- emerim i Obamës per gjykaten supreme, njihet si njeri shume i matur.

Perveç kesaj, per te bastisur nje shtepi, duhet urdheri i gjykates.  FBI duhet te shkoje ne gjykate dhe te provoje qe bastisja eshte e nevojeshme.

Te gjithe te perfshiret e dijne mire se bastisja e shtepise se nje ish presidenti, aq me teper Trump, eshte nje ceshtje me ngarkese politike serioze, prandaj aresyeja duhet te jete shume e forte.

Dihet qe Trump kishte marre me vete 15 kuti me dokumenta sekrete te shtetit, qe nuk i perkasin.  Shteti ia kerkonte, ai nuk i kthente.  Po thuhet se kjo bastisje ka lidhje me keto dokumenta.

Nuk ishte sulm (raid) si tha Trump, por bastisje (search).  Sherbimi Sekret (sigurimi i udheheqjes) qe ruan ndertesen u lajmerua disa ore perpara, per te hapur dyert e kasafortat, qe FBI te mos thyente gjë.

Shtepia e Bardhe deklaroi se presidenti, ndonese eshte shefi i te gjitheve, nuk ishte i njoftuar per kete bastisje, se ka kerkuar te mos e perzjejne ne procedurat e drejtesise.

Ne USA ka barazi para ligjit.  Avokati i Pergjitheshem ka deklaruar se, nqs mblidhen prova bindese, Trump do shkoje ne gjygj per 6 janarin edhe nqs do jete kandidat per president.

Republikanet jane zemeruar.  Disa prej tyre kane vendosur flamurin amerikan kokeposhte, ne rrjetet sociale.

3 Komente

  1. M
    MALRUX

    Kjo bastisje nuk u be per 6 Janarin, por gjoja per disa dokumente arkivore qe mund te jene te klasifikuara mund te jene marre nga Trump kur ishte larguar. Turmp i ka pasur nje here keta te FBI-t ne Mar-a-lago per keto dokumente para disa kohesh dhe kjo u be me dakordesi ku edhe i seleksinuan kutite qe kishte marre, te cilat ai nuk i ka mbeshtjell vete, por ndihmesit e tij qe punonin per te, por duket qe me ate justifikim kesaj radhe duke marre edhe cdo dokument tjeter qe jane te tijat private te biznesit, duan ti gjejne sikur edhe dicka per ta implikuar me ndonje gje te paligjshme qe ta ndalojne per te rikandiduar. Si ish-president Trump e ka te perjetshme te kene status per te pare dhe degjuar informacione te klasifikuara. Sa ishte president kishte te drejte te deklasifikonte cdo gje qe mund te donte ai, ndaj edhe kjo bastisje nuk justifikohet, por eshte politike. Mos te flasim pastaj per krimet qe kane bere Hillary apo Joe Biden me gjithe djalin e tij qe jane edhe me skandaloze dhe kurre nuk u eshte bastisur asnje residence, madje kane argumentuar se kjo eshte dicka ku nuk mund te kalohet vija edhe nqs ata do kishin bere ndonje shkelje.

    1. S
      Sara

      per mua mjafton paragrafi i katert

      1. F
        Friend

        Turdiu, paske marre fund. Qenke bere bythlepires pa vlere. Te gjithe kane tru me shume se ty qe smerret vesh cfare te shtyn te merresh me gjera qe mundohesh tu japesh interpretimin me injorant qe edhe amatoret kane turp ta bejne. Edhe copy-paste nganjehere duhet bere me ndershmeri dhe llogjike dhe jo me paragjykim politik te mjere. Mos dil me ne publik.

        Lini një Përgjigje