
Pas sulmeve në Khrerson, të shumta kanë qenë akuzat drejtuar ushtrisë ruse, për tortura të njëpasnjëshme kundrejt vendasve.
Një mjek në spitalin e këtij qyteti tha se kishte parë pacientë me djegie nga hekurat dhe cigaret, shenjat e goditjes elektrike, shenja mbytjeje, fraktura dhe mavijosje të rënda.
Një burrë, pikëpamjet e të cilit kundër pushtimit rus ishin të njohura publikisht, tha se ishte rrahur aq keq sa i ra të fikët. Një tjetër, i cili punonte si gazetar, tha se i ishin thyer katër brinjë.
“Në Kherson, tani njerëzit zhduken gjatë gjithë kohës,” tha një ish-banor, prindërit e të cilit mbeten të bllokuar në qytet.
Autoritetet ruse nuk iu përgjigjën një kërkese të BBC-së për të dhënë një koment me qëllim verifikimin e këtyre ngjarjeve. Por Human Rights Watch dhe misioni i OKB-së për të drejtat e njeriut brenda Ukrainës kanë thënë se po hetojnë për keto raste.
“Këto që po shikojmë janë krime lufte,” është shprehur Belkis Wille, nga Human Rights Watch.
I ka hypnotizuar Zelensky votuesit e tijë sikur Rusia është armiku tyre, ndërsa vet fshihet në bunker, të tjerët hapin kanale qitje.Është mir që të gjithë nazistët të grumbullohen në zonën e parë të luftës, dhe më pas të përballen me shpërrthim tchernobil nga kjo vijë rezistuese-provokuese