Luftime të ashpra në Lindje të Ukrainës, Zelensky: Humbasim rreth 100 ushtarë në ditë, por s’lëshojmë territor

1 Qershor 2022, 12:15Bota TEMA

Luftime të ashpra në Lindje të Ukrainës, Zelensky: Humbasim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se si pasojë e luftimeve intensive që po zhvillohen në Lindje të vendit, Ukraina është duke humbur rreth 100 ushtarë çdo ditë.

Gjatë një interviste dhënë për televizionin amerikan Neësmax, Zelensky theksoi se situata është tepër e vështirë në rajonin e Donbasit dhe veçanërisht në qytetet e Severodonetsk dhe Lysychansk.

“Situata në lindje është shumë e vështirë. Po humbim nga 60 deri në 100 ushtarë çdo ditë – dhe janë rreth 500 të plagosur në luftime. Megjithatë po ruajmë perimetrin tonë të mbrojtjes”, shtoi Zelensky.

Gjithashtu gjatë intervistës, presidenti ukrainas preku dhe një temë delikate të ditëve të fundit që ka të bëjë me dërgimin nga SHBA të raketave me rreze të gjatë në Ukrainë. Zelensky pohoi se këto raketa do të përdoren për luftimet brenda kufijve të Ukrainës dhe se Kievi nuk ka në plan të sulmojë territoret ruse.


“E di se disa njerëz në Shtetet e Bashkuara apo ata në Shtëpinë e Bardhë – po thonë se mund t’i përdorim ato për ta sulmuar Rusinë. Nuk planifikojmë të sulmojmë Rusinë. Nuk jemi të interesuar në Federatën e Rusisë, thjesht po luftojmë për territorin tonë”, shtoi Zelensky

 

Lini një Përgjigje