Furnizimi i Ukrainës me raketa nga SHBA-ja, Moska paralajmëron për një “konfrontim të drejtpërdrejtë” me NATO-n

1 Qershor 2022, 10:32Bota TEMA

Furnizimi i Ukrainës me raketa nga SHBA-ja, Moska paralajmëron

Rusia ka thënë se vendimi i SHBA-së për të furnizuar Ukrainën me sisteme të avancuara raketash do të rriste rrezikun e një konfrontimi të drejtpërdrejtë midis Moskës dhe NATO-s, sipas BBC.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti se Moska e cilëson paketën e ndihmës ushtarake amerikane – e cila do të përfshijë sistemin raketor M142 (HIMARS) negative.

Armët, të kërkuara prej kohësh nga Ukraina, synojnë ta ndihmojnë atë të godasë forcat armike nga një distancë më e largët. Deri më tani, SHBA-ja kishte refuzuar të furnizonte Ukrainën  me raketa me rreze të gjatë mes frikës se mund të përdorej kundër objektivave në Rusi.

Por, Biden tha se ndihma e SHBA-së do të forconte pozicionin  e Kievit kundër Rusisë dhe do të ndihmonte në një zgjidhje diplomatike.

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës Zelensky tha se vendi i tij nuk ka ndërmend të sulmojë Rusinë.

1 Komente

  1. N
    Nuk e kuptoj perse Nxitet ky Konflikt !!!!!!!!!!!!

    Perse Perendimi Nato cdo dite flet vetem per Furnizime me Arme Moderrne ne Ukraine , duke len nen hije te Konfliktit Ushtarake cdo idee per Paqe ? !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Ktu kuptohet qarte se Te Fortet kerkojne Konfrontim Atromik me njeri tjetrin per te treguar Forcen . Shpresojme qe Zoti te veri dore e japi Krimineleve qe s'ngopen me gjake e jete Njeriu ,qe po shkaterrojne Kombe --ate qe duhet . Natyrishte nqs do ekszistonte nji ° Zote °

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje