Zelensky: Rusia po bombardon uzinat kimike, kjo është çmenduri

1 Qershor 2022, 10:25Bota TEMA

Zelensky: Rusia po bombardon uzinat kimike, kjo është çmenduri

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka akuzuar Moskën se po kryen akte çmendurie pasi trupat e saj goditën një fabrikë kimike në përpjekjen për të marrë kontrollin e një qyteti në lindje të vendit.


Forcat ruse goditën rezervuarin e acidit nitrik në një uzinë në Severodonetsk, duke bërë që guvernatori i zonës të paralajmërojë njerëzit të qëndrojnë brenda.

Në fjalimin e tij gjatë natës, Zelensky tha: “Duke pasur parasysh praninë e prodhimit kimik në shkallë të gjerë në Severodonetsk, sulmet e ushtrisë ruse atje, duke përfshirë bombardimet ajrore, janë thjesht çmenduri”.


Beteja për Severodonetskin është bërë më intensive ditët e fundit, duke shkaktuar qindra viktima si nga pala ukrainase ashtu edhe nga ajo ruse.

Lini një Përgjigje