Një 35-vjeçar nga Breno, në Valle Camonica, në zonën e Breshias, u arrestua nga policia me akuzën se kishte përndjekur ish-të dashurën e tij 33-vjeçare.
Sipas burimeve nga mediat italiane, ai e kërcënoi të renë se do ta digjte me acid.
Përndjekja e 33-vjeçares filloi pas përfundimit të marrëdhënies.
Kërcënimet e përsëritura bënë që viktima t’i drejtohej Policisë së Brenos, e cila arrestoi ish-të dashurin e saj.
35 vjeçari do të duhet të paraqitet para gjykatësit të hënën, për t’u njohur me masën e sigurisë.
Nga i gjeni këto lajme mjaftë interesante. Ne mezi i presim sepse mësojmë shumë nga këto eksperienca.