“Do t’i fluturojnë bombat nukleare mbi kokë”, ish-deputeti rus tregon kush do t’i sjellë fundin Putinit

25 Mars 2022, 22:06Bota TEMA

“Do t’i fluturojnë bombat nukleare mbi kokë”,

Ish-deputeti i Dumës ruse, Ilya Ponomarev, i njohur si një prej kritikëve më të ashpër të presidentit rus Vladimir Putin, ka folur në BBC për të ardhmen e Rusisë dhe vetë Putinit.

Ai ka thënë se presidenti rus ka nisur në Ukrainë një luftë imperialiste që mund ta ndajë në copa Rusinë, pasi rrezikohet nga lufta civile, siç ka ndodhur rëndom në historinë ruse.

Ponomarev ka thënë se lufta civile në Rusi është e paevitueshme.

“Ka filluar me 24 shkurt. Kur sulmoi Ukrainën ai nisi një luftë imperialiste dhe pas luftës imperialiste do të ketë një luftë civile. Është e paevitueshme. Do të ndodh”, ka thënë ai.

BBC ka pyetur kritikun se kush do ta zëvendësojë Putinin pasi ai të jetë rrëzuar nga pushteti. Ka thënë se kjo do të varet nga ajo se kush ia sjell fundin atij.

“Kjo varet nga ajo se kush do ta rrëzojë. Me gjasë do të jenë liberalë, njerëz si unë. Mund të jetë edhe një skenar kur ushtria ukrainase e mund Putinin. Pra e mundin ushtarët ukrainas, por nuk përjashtohet mundësia që z. Putin t’i fluturojnë bombat nukleare mbi kokë dhe pastaj vijnë forcat amerikane”, ka theksuar ai.

Ai ka deklaruar se Rusia nuk është tamam si Gjermania e Hitlerit aktualisht, por është shumë afër saj. /GazetaExpress

9 Komente

  1. p
    pier

    po foli te bbc esht si te flasesh te cnn ose te rai 1 ose te mero baze :)

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taras Bulba

      Ti ku do te flasi ??? Te zeni tv ???

      Përgjigjjuni
      1. z
        zhan pier POKELEN

        Vetm "Syri" TV, "RD" dhe "55" kane lajme per maloket, te tjeret televizione dhe gazeta kane per njerzit.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Loui

          mire ja do shikojme se cthote Rasija Today

          Përgjigjjuni
        2. s
          shori

          Si shpjegohet qe reputacioni i Putin ne popull, gjate luftes, u rit me njezet perqint...???!!!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Skypion

            U rrit sepse numërues te zerave pro Sali, me fal Putin, jane vemjet qe fuqinë per te kryer nevojat e tyre e kerkojne nga XHAILET, Sali alias Putin.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Durrsaku

              Edhe ne kohen e dulles reputacioni ishte 9999;9999%.

              Përgjigjjuni
            2. M
              Mal cori

              Putin po shkon per lesh kari dhe sot ruset po e shofin se Rusia eshte e shkateruar ushtarakisht dhe ekonomikisht Dite me te zeza po vine per Putin

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pune rusesh

                Putini eshte rrot gomari, ca thote sot nuk thote neser. E kishte me Zelenskin, tani e ka me ameriken. Do pastronte nazistet, tani do permbys rendin aktual boteror. Do pushtonte ukrainen per tre dite, se pushtoi as per gjashte muaj, i kane rene breket. Do perdorte armet berthamore, tani thote jo, nuk hyje ne lufte me NATO. Mire i tha Bolton: "po perdore armet berthamore taktike, amerika do te ta beje si ja beri Sulejmnit. Dhe amerike kete e bene".

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje