Politikani gjeorgjian i drejtohet Lukashenkos: Putinit nuk i intereson fati yt, ti e di

25 Mars 2022, 21:48Bota TEMA

Politikani gjeorgjian i drejtohet Lukashenkos: Putinit nuk i intereson fati yt,

Ish-lideri i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, i ka bërë një thirrje liderit të Bjellorusisë Alexander Lukashenko. BBC shkruan se Bjellorusia është kthyer në një shtet klient të Rusisë.

Trupat e saj pushtuan Ukrainën nga territori i Bjellorusisë. Pavarësisht se ka pasur spekulime se edhe trupat bjelloruse do të futen në luftë, kjo nuk ka ndodhur ende.

Saakashvili i ka bërë thirrje Lukashenkos se regjimi i tij do të marrë fund nëse dërgon trupa në Ukrainë.

“Luka, nuk të kam dhënë kurrë një këshillë të keqe. Nëse dërgon trupa në Ukrainë, nuk do jesh më në pushtet pas një muaji maksimumi dhe do të përfundosh shumë keq. Putinit nuk i intereson fati yt, ti e di”, shkruan politikani gjeorgjian.

Lini një Përgjigje