Dokumenti sekret i Kremlinit: Ekonomia ruse është në kolaps

7 Shtator 2022, 19:59Bota TEMA

Dokumenti sekret i Kremlinit: Ekonomia ruse është në kolaps

Putini pretendon: Ekonomia ruse po ecën mirë, inflacioni në vend ka rënë në nivelin e 14.31 përqind, ndërsa Perëndimi po vuan shumë më tepër.

Problemi për luftënxitësin e Kremlinit është se ka dyshime të brendshme se kjo është propagandë ekonomike. Shumë më tepër flitet për të kundërtën. Vendi që pushtoi Ukrainën po përballet me një rënie të gjatë dhe një krizë të rëndë ekonomike.

Një dokument sekret i Kremlinit (mbi një takim me dyer të mbyllura të zyrtarëve të lartë më 30 gusht) e sheh të zezë situatën ekonomike në Rusi. Kështu bën të ditur shërbimi ekonomik ‘Bloomberg’. Sanksionet amerikane dhe evropiane po shkatërrojnë sektorët kryesorë ekonomikë, nga të cilët Rusia ka qenë e varur prej vitesh.

Pas muajsh punë, ekspertët dhe zyrtarët e qeverisë arritën në këto skenarë:

-Vetëm në fund të dekadës, ekonomia ruse mund të rikthehet në nivelet e paraluftës.

-Në varësi të skenarit, ekonomia do prekë fundin vitin e ardhshëm me një rënie 8.3 përqind nën nivelin e vitit 2021- ose edhe në vitin 2024, me një rënie prej 11.9 përqind nën nivelin e paraluftës.

Një kontrast i fortë me propagandën e Kremlinit. Sepse ai pretendon se ekonomia ruse do të tkurret vetëm me 3 përqind këtë vit dhe akoma më pak vitin që vjen.

E vërteta është se sanksionet po funksionojnë dhe ato janë të dhimbshme.

Tronditja ekonomike në detaje

Sipas Bloomberg, ekspertët presin gjithashtu që të paktën 200 mijë specialistë të IT të largohen nga vendi deri në vitin 2025. Që prej fillimit të luftës, ekspertë të panumërt janë larguar nga Rusia.

-Sipas shifrave zyrtare ruse, 419 mijë njerëz janë larguar nga vendi vetëm në gjysmën e parë të vitit. Një rekord absolut!

-Sanksionet perëndimore kanë dobësuar ndjeshëm ekonominë ruse- sepse Moska nuk mund të importojë më pjesët e nevojshme dhe në të njejtën kohë nuk mund të heqë mallrat e saj.

Për shembull, vëllimet e prodhimit në sektorët kryesorë (naftë, gaz, metale, kimikate, dru) mund të vazhdojnë të bien gjatë një ose dy viteve të ardhshme. Nuk ka blerënga Perëndimi dhe në terma aftgjatë, çmimet e lëndëve të para ka të ngjarë të bien sërish.

-Një sektor tjetër në rrezik janë ilaçet. 80 përqind e prodhimit farmaceutik rus varet nga furnizimet me jashtë.

-Flota ruse e avionëve kërcënohet gjithashtu me tkurrje të detyruar: ka mungesë të pjesëve dhe avionëve të rinj (në Rusi fluturojnë 95 përqind prodhime të huaja).

-Sanksionet e BE-së tashmë e kanë trefishuar koston e transportit rrugor.

-Rusia mund të bjerë pas standardeve të teknologjisë perëndimore me një gjeneratë. Ajo po kërkon alternativa në Azi, por mesa duket vendi ka probleme edhe me kartat SIM. Ato mund të mungojnë duke nisur nga viti 2025.

-Për shkak se Rusia vështirë se mund të importojë më, ekziston edhe rreziku i ndalimit të prodhimit në sektorë të tjerë. Mungon dorëzimi i komponentëve të rëndësishëm (psh pjesët e makinerive). Vetëm 30 përqind e makinerive të prodhimit prodhohen në Rusi, thuhet në raport. Industrisë i mungon kapaciteti për të kompensuar këtë kërkesë.

-Mund të ndikojë edhe në bujqësi, e cila është kritike për prodhimin e ushqimit. Rreth 99 përqind e prodhimit të shpendëve varet nga importi. Shumica e farave të nevojshme për panxhar sheqeri, patate apo ushqimet e peshkut importohet nga jashtë.

BILD

13 Komente

  1. D
    Davidi

    Nje spiun blogger kishte lingota floriri me vete, ju te rruni Ramen me "ekonomia Ruse ne kolaps".

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      dave,nuk ta rrujnë ramën fare!!ta rrasin ty në bythë ashtu pa rrujt fare!!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        Desha me than, jo bre...si ka mundes!i....edhe pse Evropa e Gjermanise dhe Frances i dergon miliarda ne dite..... = LOL = Po sme besuat mue, pysni Biden...po qe se eshte zgju nga gjumi....ose Kimeten...

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          kaleco dhe ty ramën pa rrujt fare! pas bythës së devit në gojë tënde!!

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            ju propaganda ruse në gjuhën shqipe,ju kujtohet ai filmi tonë ku shpërndahej një gazetë kolaboracioniste kur gazetashitësi thërriste"leksingtoni në fund të detit!gitoret gjermane në fontin e lindjes"?? ashtu do shkojë dhe putana tuaj!!mos e ngatërroni me nënat tuaja këtë putanën,e kam fjalën për putinin,nënat tuaja putana do mbeten dh ekur ky të shkojë në pidh të sëmës!!

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kar Kalec Dega

              Te pyesim mamane tende me mire ??? Qe e shkerdhen Grenelli partuza me Evin ....dhe kane bere dhe dobicin Kalec qe qiet ne byth per Trumpin ....lol , mamaja jote do na japi te dhena te sakta ...kot prishi 3 marsella nga gojoret ....lol

              Përgjigjjuni
          2. A
            Aldo

            Putin eshte i semure rende vdes brenda nje muaji, ekonomia bie brenda dy muajsh, nje ukrains vret 10 ruse etj etj na keni ca trapin me kto lajme qyfyre qe asnjehere nuk do ndodhin ne fakt

            Përgjigjjuni
            1. L
              L

              E po po perralla,Ekonomia europiane po lulezon e sidomos ajo amerikane. Po kthehet NE komunizem model Sorros si amerika si bq e Europe's. Nje.mut Jeni si dhe.putini e AI I korese. Sjeni ju burra me te mire. Ju fut Sorros e schwabb si kukulla

              Përgjigjjuni
              1. E
                E drejta

                Po cfare sekreti Garant e ka zbuluar ndonje gazetar I temes ose Artani

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Randy

                  paskan dale minjte e Rusise te komentojne ...

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    Osman Gazepi

                    sa race e squt jeni mer albanistanas, edhe Blombergun qe eshte TV i ceshtjeve ekonomike dhe financiare e bot pleh fare ... race karash!

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Antipatrea

                      Muzhikë të të gjithë Shqipërisë : B A SH K O H U N I !!!

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        TIRANA

                        Raporti sekret i Kremlinit - Ekonomia ruse ne kolaps...perkthyer nga Bloomberg e pershtatur nga BILD! Ajo perralla qe pyeten ariun ne do bejne dardhat, e ariu tha " Do bejne, se me haen mua..."

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje