Donald Trump: E ndoqa arrestimin e Maduros live, si një shfaqje televizive

3 Janar 2026, 16:01Bota TEMA
Donald Trump: E ndoqa arrestimin e Maduros live, si një shfaqje televizive

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka ndjekur në kohë reale kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, gjatë një operacioni të ushtrisë amerikane, nga resorti i tij Mar-a-Lago në Florida.

Në një intervistë telefonike për Fox News, Trump tha se operacioni u monitorua nga një dhomë e posaçme, në prani të gjeneralëve të lartë amerikanë.

Ushtria më tha se nuk ka asnjë vend tjetër në botë që mund të kryejë një manovër të tillë. Unë e pashë gjithçka drejtpërdrejt, sikur po shikoja një shfaqje televizive,” u shpreh Trump.

Ai theksoi se operacioni ishte jashtëzakonisht i shpejtë, duke shtuar se forcat amerikane thyen dyer çeliku të vendosura për arsye sigurie dhe arritën të vepronin brenda pak sekondash.

Trump deklaroi gjithashtu se SHBA kishte në gatishmëri një numër të madh mjetesh ajrore, përfshirë helikopterë dhe avionë luftarakë.

Sipas presidentit amerikan, operacioni ishte shumë kompleks dhe u ndoq hap pas hapi nga autoritetet ushtarake.

2 Komente

  1. U
    Uuuu

    Nuk me ha Genci per Maduro por Trapi eshte me i rrezikshem se Hitleri

    Përgjigjjuni
    1. .
      .....

      Sikur i beri Trapit nje paralajmerim Putini dhe Kina, apo ç'eshte burre ai! Trapi mburret me Ameriken qe e gjeti gati si xhandar te botes, por sa e kercenojne i shpeton shurra dhe me Kinen sot Amerika nuk hahet dot. I ka shpure Trapi Amerikessi ato femra qe i mbajne breket ne fund te kembeve.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje