Donald Trump: Kam tentuar të shpëtoj Teheranin nga turpërimi dhe vdekjet. SHBA dinte gjithçka për sulmet e Izraelit

13 Qershor 2025, 19:32Bota TEMA
Donald Trump: Kam tentuar të shpëtoj Teheranin nga turpërimi dhe

Presidenti amerikan, Donald Trump, i tha agjencisë Reuters se Shtetet e Bashkuara “dinin gjithçka” për sulmet e Izraelit ndaj ndërtesave bërthamore iraniane.

Në një intervistë për këtë agjenci, Trump vuri në pikëpyetje nëse Irani ende ka program bërthamor pas breshërisë së sulmeve izraelite në mbarë vendin.

Ai po ashtu tha se bisedimet bërthamore mes SHBA-së dhe Iranit ende janë të parashikuara që të vazhdojnë këtë të diele, edhe pse shprehu dyshime nëse ato do të mbahen.

Udhëheqësi amerikan përsëriti se nuk është vonë që Irani të arrijë një marrëveshje për programin bërthamor.

“Kam tentuar që ta shpëtojë Iranin nga turpërimi dhe vdekjet”, shtoi ai.

Kur u pyet për mundësinë e një lufte rajonale si rezultat i veprimeve të Izraelit, Trump tha se nuk është i shqetësuar se mund të ndodhë diçka e tillë.

Më herët gjatë së premtes, Trump paralajmëroi Iranin se duhet të bëjë marrëveshje për programin e vet bërthamor “para se të jetë tepër vonë”, pak orë pasi Izraeli bombardoi objektet bërthamore iraniane si dhe ato ushtarake në të gjithë vendin.

Irani u përgjigj duke lëshuar dhjetëra dronë dhe raketa ndaj objekteve izraelite. Ushtria e Jordanisë tha se ka rrëzuar disa prej tyre në hapësirën e vet ajrore.

5 Komente

  1. s
    skedari

    ik o te shkerdhefsha rropt race e ndyre ,

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni

      Komunistët dhe islamikët kanë ngjashmëri të plotë, ndonse në dukje paraqiten si të ndryshëm. Të dyja janë diktatura ideologjike dhe shteti që ndërtojnë ka për themel terrorin e brëndshëm. Armikun e jashtëm e kanë vetëm si justifikim për jetëgjatësinë e pushtetit. Si dy ideologji internacionaliste rëndësi primare i kushtojnë pushtetit dhe jo shtetit. Sa i takon shtetit ata kurdoherë kanë treguar se e ndërtojnë mbi themele të cekta, për të mos thënë fare pa themele. Për aq kohë sa gjykojnë se ajo që i ndodh shtetit nuk përbën rrezik për pushtetin e tyre, ata nuk para shqetësohen shumë, çdo gjë që thonë rrallë e mbështesin me vepra sa për justifikim. Të gjallë ata bëhen vetë atëherë kur ju rrezikohet pushteti. Por si sistem, si rregull, shkërmoqen shpejt pasi nuk kanë rrënjë në popull. Mizoritë në sjellje ndaj popujve të tyre janë shkaku pse për t'a nuk lufton askush.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilirjan

        O Loni... po sa i mencur paskerke qene o Loni! Ke plotesisht te drejte, dhe per kete nuk po bej shaka. Komunistet, islamiket integraliste por te gjithe ideolloget integraliste ndertojne keshtjella rére, qe vetem presin dallgen e radhes per t'i rrafshuar. Ashtu sic thua ti, mund te ndertosh dicka, ne dukje shtet, makar edhe te forte ne dukje, por themelet jane ato qe percaktojne qendrueshmerine e shtetit, mireqenien e vertete te popullsise pergjithesisht. Europa e veriut eshte shembulli qe duhet ndjekur. Lum kush e kupton dhe sidomos e zbaton.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Loni ti pe Fieri e un pe Lushnje hajt te ham ndon

          Tutje re Loni tutje se te cau lepri reeeee, do jesh ndonje rot kari ti Lon palla qe ske shokun , yyyt bythqir

          Përgjigjjuni
        2. L
          Lloni

          Na dolle filozof i modh o Loni.....Sa shume gjera qe dim ne shqipot e po vuajme kot....po urdhero dil perpara e na pri te shofim pakez drite.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje