Donald Trump: Mund ta godas Iranin, mund të mos e godas. Askush nuk e di

18 Qershor 2025, 17:06Bota TEMA
Donald Trump: Mund ta godas Iranin, mund të mos e godas. Askush nuk e di

I pyetur nëse SHBA do të godasë Iranin, Donald Trump tha: “Mund ta bëj, mund të mos e bëj”. 

Presidenti amerikan foli për gazetarët në lëndinat e Shtëpisë së Bardhë.

I pyetur nëse SHBA po i afrohej një sulmi ndaj objekteve bërthamore iraniane, Trump u përgjigj: “Nuk mund ta them… Ju vërtet mendoni se do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje?” 

“Ju nuk e dini nëse unë do ta bëj apo jo. Nuk e dini. Mund ta bëj, mund të mos e bëj. Dua të them, askush nuk e di se çfarë do të bëj,” tha ai.

“Mund t’ju them këtë, Irani ka shumë telashe dhe do të negociojë. Dhe u thashë, ‘Pse nuk negocioni me mua më parë, gjithë kjo vdekje dhe shkatërrim’. 

Pse nuk negocioni? U thashë njerëzve, ‘Pse nuk negociuat me mua dy javë më parë? Do t’ia kishit dalë mirë. Do të kishit pasur një shtet’.” 

3 Komente

  1. E
    E verteta tjeter

    Ik mor spermatozoid idiot qe ben sikur po luan futboll e, jo qe po luan me fatet e popujve .

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ec Aty

      Po le të marrë një luledele dhe të fillojë të shkulë petalet: T'i bie, mos t'i bie. Po ia la Melania në darkë, mos t'i bjerë. Po s'ia la, t'i bjerë. Po ra shi nesër, mos t'i bjerë. po bëri diell, t'i bjeri. Po i doli në ëndërr një hajdar i bardhë, mos t'i bjerë. Po i doli hajdar i zi, t'i bjerë. Po i piu hapet e psikopatisë në mëngjes, nuk do t'i bjerë. Po s'i piu, do t'i bjerë.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zhvejku

        Po i rra, do plotesohet deshira e ca debilavet shqipofoles, se elbete shpeton popullin e iranit duke instaluar "demokracin" si ne irak, siri, libi etj. Po ç'eshte me e rendesishmja shqiperia eshte me fituara: çmimet e hidrokarburevet do "ulen" si rrjedhoj do "ulen" edhe te produkteve ushqimor, pensionet do "dyfishohen" etj. Vetem sektori i gabit dele i "humbur"...!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje