Donald Trump paralajmëron publikimin e dosjeve për alienët dhe UFO-t

20 Shkurt 2026, 10:50Bota TEMA
Donald Trump paralajmëron publikimin e dosjeve për alienët dhe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se do të urdhërojë Pentagonin dhe agjenci të tjera federale të nisin procesin për publikimin e dokumenteve qeveritare që lidhen me jetën jashtëtokësore.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump tha se vendimi është marrë “bazuar në interesin e jashtëzakonshëm të treguar” nga publiku, duke e cilësuar çështjen si “jashtëzakonisht interesante dhe të rëndësishme”.

“Bazuar në interesin e madh të treguar, do të drejtoj Sekretarin e Luftës dhe departamentet e tjera përkatëse që të fillojnë procesin e identifikimit dhe publikimit të dosjeve qeveritare lidhur me jetën aliene dhe jashtëtokësore, fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP), objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO) dhe çdo informacion tjetër të lidhur me këto çështje komplekse, por tejet interesante dhe të rëndësishme”, shkroi ai.

Njoftimi erdhi vetëm pak orë pasi Trump akuzoi ish-presidentin Barack Obama për zbulim informacioni të klasifikuar, pas një interviste të publikuar të shtunën.

Gjatë paraqitjes në podcastin e Brian Tyler Cohen, Obama u shpreh me ironi: “Janë realë, por unë nuk i kam parë dhe nuk po mbahen në Area 51. Nuk ka një strukturë nëntokësore, përveç nëse ekziston një komplot i madh dhe ata e kanë fshehur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara.”

3 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    qeka zgju nga gjumi portokalliu??plakuruqi nuk di çfarë të thotë,pas ëndërrave që sheh,gjatë konferecave për "paqen në gaza"!!sidoqoftë është akoma i fortë!nuk ka rënë akoma nga karrigja,gjatë dremitjeve të njëpasnjëshme,dhe ndonjë të dhjere në pampers!!

    Përgjigjjuni
    1. s
      super IA

      Per : anti25642654censurë - 검열 반대. Nivel si gjithnje banal komenti i "anti25642654censurë" dirigjuar nga IA me te vetmin qellim : 1█ Të përkeqësoj opinionin nderkombtar për popullin SHqiptar. 2█ Të internacionalizoj politikat anti Trump .

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shashka e radhes

        Doli dhe shashka e radhes. Harojini dosjet e Epstinit .. se do dalin Ufot.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje