Donald Trump synon t’ua lërë Rusisë dhe Ukrainës organizimin e një takimi mes liderëve të tyre pa luajtur vetë një rol direkt për momentin, sipas zyrtarëve të administratës të njohur me situatën, duke bërë një hap prapa nga negociatat për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës.
Kështu shkruan “The Guardian“, e cila, teksa citon disa zyrtarë, thotë se hapi i radhës i Trump-it për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë mbetet një takim dypalësh mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Trump u ka thënë këshilltarëve ditët e fundit se ai synon të organizojë një takim trepalësh me dy liderët vetëm pasi ata të kenë zhvilluar fillimisht një takim mes tyre, megjithëse mbetet e paqartë nëse ky takim fillestar do të ndodhë dhe Trump nuk ka ndërmend të përfshihet në atë përpjekje.
Në një intervistë telefonike me drejtuesin e talk-shoë Mark Levin në ËABC të martën, Trump tha gjithashtu se mendonte se do të ishte më mirë që Putin dhe Zelenskyy të takoheshin pa të në fillim:
“Unë thjesht dua të shoh se çfarë do të ndodhë në takim. Pra, ata janë në proces e sipër për ta organizuar dhe ne do të shohim se çfarë do të ndodhë.”
Z. Trump boll harxhpve kohe dhe miliarda dollar per nje kar-agjoz si Zelensky, merru me punet e Amerikes qe te kane zgjedhur President se krimi po te mbyt ka zene per fyti edhe Washington DC sic ke deklaruar vete.