
Regjimenti azov është kthyer në kryefjalë të rezistencës ukrainase ndaj agresionit rus.
Por, e mërkura e 18 majit, pa fundin e saj, me dorëzimin e qindra luftëtarëve azov tek pala ruse, ku do të vijohet më pas, në bazë të autoriteteve ukrainase, me marrëveshjen e shkëmbimit të pengjeve të luftës.
I fundit i dorëzuar zyrtarisht ndërkohë, ka qenë zëvendëskomandanti i regjimentit, Svyatoslav Palamar, i njohur edhe me nofkën Kalina.
Ai doli nga fabrika e çelikut dhe qymyrit Azvostal rreth orës 21:00 mbrëmjen e 18 majit.
Lajmin e bëri të ditur komandanti ushtarak, Dmitry Steshin.
Të gjithë luftëtarët azov, janë dërguar në internim në qytetin e Olenivka, në rajonin e Donetsk-ut. Kontrollin aty e kanë rusët.
Vetëm 51 ushtarë, janë dërguar në një qendër spitalore, pasi janë të lënduar shumë rëndë dhe kanë nevojë për ndihmë mjekësore.
Ndërmjetës për këtë shkëmbim janë edhe punonjësit e Kryqit të Kuq, të cilët do të sigurohen edhe për shkëmbimin e pengjeve ruse me ata ukrainas.
u bon kta naziste qe kane vetem morra ne koke -nderkohe qe Bota e ka denuar unanimishte Mortajen Naziste dhe cdo formacion ose ide te tille . Prandaj deshtuan si qen e dolen u dorezuan sepse Zoti lart di te boj mire dallimin e Te Drejtit nga Krimineli . -------------- Vleresoj popujt qe luftojne per Liri ,me vjen keq per Viltimat e popullit te Ukraines , por jo Plehra te tille ,qe nen Masken e luftes per Lirine e vet kercenonin Lirite e Popujve te tjere . Imagjinoni se gjyshrit e ktyre nazisteve te rinje Ukrainas ishin ne LllB me mizore se vet Ushtria Gjermane ku kryen masakra te padegjura nen popullsine civile Jude dhe Ruse .Imagjinon se cfar mundet te behej sikur kta kriminele te kishin ne dore nji Forc me te madhe . Kjo eshte nji lufte fund e krye e padenje . Kur vet e kerkon e peson kte e kemi lexion nga Historia ,qe mjerishte pak kan mesuar prej saj