Dosja “Epstein” - Lajçak i penduar: Kisha komunikim me Epstein, sot po paguaj çmimin

3 Shkurt 2026, 14:11Bota TEMA
Dosja “Epstein” - Lajçak i penduar: Kisha komunikim me

I penduar është shfaqur Miroslav Lajçak, pas bërjes publike të emaileve që e lidhin atë me dosjen e Jeffrey Epstein.

Ai ka folur në një intervistë të shkurtër për radio stacionin slloven duke deklaruar se këto komunikime kanë qenë të papërshtatshme dhe se ai ka treguar dobësi gjatë tyre. “Kam treguar gjykim të dobët… shprehje të egove mashkullore. Ato emaile kanë qenë biseda vetëkënaqësie”, ka thënë Miroslav Lajçak.

Megjithatë, Lajçak ka thënë se nuk i mban mend mirë mesazhet ku përmendeshin vajzat dhe se raporti i tij me pedofilin Epstein ishte vetëm në nivel fjalësh.

“Marrëdhënia ime me Epsteinin ishte vetëm në nivel komunikimi, jo veprash. Sot po e paguaj çmimin për njohjen me të.”

Emri i Lajçakut është shfaqur në disa shkëmbime mesazhesh, duke ngritur pikëpyetje për natyrën e kontakteve, pavarësisht karrierës së gjatë të tij në diplomaci, ku ka mbajtur poste të rëndësishme si Ministër i Jashtëm i Sllovakisë, si edhe i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi.

Megjithatë Lajçak është justifikuar, duke deklaruar se po ta kisha ditur më herët natyrën kriminale të veprimeve të Epstein, nuk do të kisha ndërvepruar me të, dhe se ai nuk mund të konfirmojë saktësinë e plotë të të gjitha mesazheve që po qarkullojnë, ku ai shfaqet duke i kërkuar Epstein disa vajza për argëtim. (në kronikë shfaqen bisedat ndërkohë.)

Miroslav Lajçak, një nga emrat më të njohur të diplomacisë sllovake dhe europiane, njoftoj dorëheqjen nga posti i këshilltarit të kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico menjëherë pasi emri i tij u përmend në dokumente që lidhen me skandalin Jeffrey Epstein, por ana tjetër e jetës së tij, ka ngritur dyshime edhe për angazhimin profesional.

4 Komente

  1. T
    Teodor

    Ky eshte ai qe i bente presion Albinit. E kishte dhe Edi mik.....

    Përgjigjjuni
    1. E
      Extremi djathte ka te njejten fytyre ne kohet mode

      Eh more Lajcak, keshtu jeni te plot prej jush extremisteve te djathe ne Evrope e Usa, bertisni per nder, karakter dhe familjen por nuk misheroni asnje nga keto tre virtyte te larta njerezore. Plot prej jush jane edhe pedofiler.

      Përgjigjjuni
      1. l
        lexuesi

        Eshte Karma, Lajcak , person ordiner…..

        Përgjigjjuni
        1. E
          Edi

          Pedofil i dreqit vazhdon ta mohoje... Vini na jepni edhe leksione mbi Demokracine dhe Ligjin e se Drejtes...Vafshi ne Djall

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje