Franca miraton buxhetin e "luftës", miliarda për ushtrinë

3 Shkurt 2026, 07:00Bota TEMA
Franca miraton buxhetin e "luftës", miliarda për

Pas muajsh ngërçi politik dhe dy votëbesimeve të mbijetuara, Franca ka miratuar zyrtarisht buxhetin për vitin 2026. Projektligji, i cili kaloi falë kompetencave të veçanta kushtetuese të Kryeministrit Sébastien Lecornu dhe jo përmes votës në Parlament, i hap rrugën rritjes më të madhe të shpenzimeve ushtarake nën presidencën e Emmanuel Macron.

Në qendër të buxhetit të ri është mbrojtja. Ministria e Mbrojtjes do të përfitojë 6.7 miliardë euro shtesë krahasuar me vitin 2025. Ky investim vjen si përgjigje ndaj kërcënimeve në rritje nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe tensionet në Lindjen e Mesme.

Fondet do të shkojnë për modernizimin e arsenalit, përfshirë blerjen e një nëndetëseje të re sulmuese me energji bërthamore, 362 automjeteve të blinduara dhe raketave të reja tokë-ajër të tipit “Aster”. Gjithashtu, Franca do të nisë një shërbim të ri ushtarak vullnetar për të rinjtë e moshës 18-19 vjeç.

Miratimi i buxhetit erdhi me një kosto të lartë politike. Për të shmangur rrëzimin e qeverisë nga socialistët, Kryeministri Lecornu bëri një lëshim madhor: pezullimin e reformës së debatueshme të pensioneve, e cila parashikonte rritjen e moshës së daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.

Qeveria synon të ulë deficitin buxhetor në 5% të PBB-së (nga 5.4% që ishte), nën presionin e vazhdueshëm të Bashkimit Evropian.

Për të arritur këtë, bizneset e mëdha do të përballen me një taksë shtesë mbi fitimet, e cila pritet të sjellë 7.3 miliardë euro në arkën e shtetit. Presidenti Macron, i cili po hyn në vitin e fundit të mandatit të tij, duket se ia ka lënë betejat e brendshme kryeministrit, duke u fokusuar te politika e jashtme dhe siguria evropiane.

2 Komente

  1. I
    Igor

    Po ku doti mer ata miljarda kur shteti Francez ka falimentuar per banken boterore pse duhet mase pari ti paguaj borxhet e vjetra ose dota ngarkoj popullin per ta mbrojtur qeverin e Macaronit.

    Përgjigjjuni
    1. X
      X

      Po i qan hallin shtetit francez, ky gjynafqari më sipër. Lëre se ku do i gjejë miliardat Franca mor mjeran, po shko përgatit atë sufllaqe të bësh 2 pare lek. Se ku i gjen Franca lekët për ushtrinë, e di vetë ajo, mos ki merak. Hahahahaha

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje