Në tryezë programi bërthamor, presidenti iranian urdhëron nisjen e negociatave me SHBA

2 Shkurt 2026, 22:10Bota TEMA
Në tryezë programi bërthamor, presidenti iranian urdhëron

Irani ul armët përballë fuqisë ushtarake Amerikane. Presidenti Masoud Pezeshkian ka urdhëruar nisjen e negociatave me Shtetet e Bashkuara brenda kuadrit të çështjes bërthamore. Kështu raporton agjencia iraniane e lajmeve Fars, duke cituar një burim qeveritar të paidentifikuar.

Kjo media shton më tej se bisedimet mes Iranit dhe SHBA-ve me gjasë do të mbahen në Turqi në ditët në vijim. Ndërkohë, të njëjtën gjë e raportoi edhe agjencia tjetër iraniane e lajmeve Tasnim, duke cituar një burim.

Negociatat, me gjasë, do të zhvillohen mes ministrit të Jashtëm iranian Seyed Abbas Araghchi dhe të dërguarit të posaçëm të Presidentit të SHBA Donald Trump, Steve Witkoff, raportoi kjo media. Zhvillimet vijnë në një kohë kur tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit mbeten të larta, mes rritjes së aktivitetit ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme.

Administrata e Trump dislokoi një grup sulmues aeroplanmbajtësesh dhe disa anije luftarake në Lindjen e Mesme në fund të janarit.

Së fundmi Trump tha se nëse Teherani dështon të arrijë një marrëveshje bërthamore me Uashingtonin, “do ta shohim” nëse Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, kishte të drejtë të paralajmëronte se një sulm amerikan mund të ndizte një luftë rajonale.

Në një intervistë për CNN, Araghchi tha se një marrëveshje bërthamore “e drejtë, e ndershme dhe e barabartë” me Shtetet e Bashkuara mbetet e arritshme në afat të shkurtër, me kusht që Uashingtoni të heqë dorë nga politika e tij e shtrëngimit.

2 Komente

  1. a
    american23al

    Irani nje gje duhet te kete te qarte, kesaj rradhe nuk ja kalon duke bere akrobaci, perballet me goditje te pa parashikuar dhe te lere retoriken fshatareske se do te kete kosto te pallogaritshme….!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Free Iran from islam

      Regjimit fashisto-islamik ne Iran po i vjen fundi! Por cudia eshte se ku jane "protestuesit" neper rruget e Evropes dhe Usa, qe te protestojne per vrasjen e mbi 30 mije civileve vetem brenda 1 muaji ne Iran, nga regjimi nazi-islamist, nga ky regjim qe eshte perkrahesi me i madh i Hamas dhe Hezbullah. Ku jane organizatat e "mbrojtjes se te drejtave te njeriut"? Ku jane "majtistet" qe mbrojne popullin kunder regjimit? Ku jane pro-hamasistet qe qajne vrasjen e 65 mije veteve ne 2 vjet lufte ne Gaza (ku me shume se gjysma jane kriminele terroriste)? Apo kur islamistet vrasin myslimane pune e modhe, s'ka problem. Por kur hebrenjte vrasin terroriste islamike aaaaa ketu ngrihet funderrinat dhe mbrojne "te drejtat e njeriut"! Po HALABAKET shqipfoles, nazi-islamistet pro-hamasista ku jane, pse nuk flasin pro popullit te Iranit? Kane humbur fare, struken si minjte dhe peshtyjne neper ekrane. Maskarenjte dhe Budallenjte pro-hamas jane ne shock te plote, pasi u ka dale genjeshtra ne shesh dhe s'po dine ke brime te mbulojne me pare, ate qe kane ne goje apo ate qe kane ne bythe!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje