Departamenti i Drejtësisë i SHBA i ka kërkuar një gjyqtari federal në Nju Jork të refuzojë kërkesën e dy ligjvënësve amerikanë për caktimin e një mbikëqyrësi të pavarur, që do të monitoronte publikimin e dokumenteve që lidhen me financierin e ndjerë dhe të dënuarin për krime seksuale, Jeffrey Epstein.
Që prej muajit dhjetor, Departamenti i Drejtësisë ka nisur publikimin e një sërë dokumentesh të lidhura me hetimet ndaj Epstein-it, por ky proces është cilësuar si tepër i ngadaltë nga ligjvënësit Ro Khanna dhe Thomas Massie. Sipas tyre, ritmi i publikimit nuk përmbush detyrimet ligjore për transparencë.
Khanna, demokrat nga Kalifornia, dhe Massie, republikan nga Kentaki, bënë të ditur javën e kaluar se i janë drejtuar gjyqtarit federal Paul Engelmayer, duke kërkuar leje për paraqitjen e një memorandumi ligjor. Përmes këtij dokumenti, ata synonin caktimin e një mbikëqyrësi të pavarur, me argumentin se Departamenti i Drejtësisë ka dështuar të zbatojë plotësisht ligjin që e detyron të publikojë të gjitha dokumentet që lidhen me Epstein-in deri më 19 dhjetor.
Në një letër prej gjashtë faqesh, të depozituar të premten në Gjykatën Federale të Distriktit Jugor të Nju Jorkut, Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, dhe Zëvendësprokurori i Përgjithshëm, Todd Blanche, kundërshtuan këtë kërkesë. Ata argumentuan se Khanna dhe Massie nuk janë palë në çështjen penale SHBA kundër Ghislaine Maxwell, ndaj nuk duhet t’u lejohet të paraqesin kërkesë si amicus curiae (mik i gjykatës).
“Përfaqësuesit Khanna dhe Massie nuk kanë legjitimitet ligjor; objektivat e tyre të deklaruara janë të papajtueshme me rolin e një amicus, si dhe me rolin e vetë Gjykatës. Në çdo rast, nuk ekziston asnjë autoritet ligjor që i lejon Gjykatës t’u japë përfaqësuesve lehtësimin që ata kërkojnë në mënyrë të papërshtatshme,” thuhet në letrën e Departamentit të Drejtësisë, e nënshkruar nga Jay Clayton, prokuror i SHBA-së për Distriktin Jugor të Nju Jorkut.
Ghislaine Maxwell aktualisht po vuan një dënim me 20 vjet burg, pasi u shpall fajtore për ndihmën e dhënë Epstein-it në abuzimin seksual të vajzave të mitura.
Në fund të vitit 2025, Departamenti i Drejtësisë bëri të ditur se kishte ende rreth 5.2 milionë faqe dokumentesh për të shqyrtuar në lidhje me çështjen Epstein. Sipas autoriteteve amerikane, për përfundimin e këtij procesi janë angazhuar rreth 400 juristë nga katër zyra të ndryshme të departamentit, me synimin që shqyrtimi të mbyllet deri në fund të janarit./reuters
Dhe meqë nuk mund të kalohet komenti tek mastrubimi i Edi Ramës nga letra e dërguar nga Trump, do desha të pyes, është dakord Rama që Shqipëria të largohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ku Tramp kërkon shpërbërjen e saj, dhe futjen në një organizatë të drejtuar nga familja Trump? Do paguajë Shqipëria tarifën një miliard dollarë që të jetë anëtare e saj? Do firmosi Rama dekretin Trump për kalimin e Greonlandës si territor amerikan? Do firmosi Rama dekretin Trump që mund të zgjidhesh kryetar shteti vetëm në qoftëse kandidatët janë pro doktrinës Trump, në të kundërt do të eliminohen me ndërhyrje si në Venezuelë? Është dakord Rama që Trump të shpalli dekretin për mos mbajtjen më të zgjedhjeve presidenciale në SHBA?