Dronë të panjohur mbi bazat ushtarake belge

3 Nëntor 2025, 09:56Bota TEMA
Dronë të panjohur mbi bazat ushtarake belge

Për të tretën natë me radhë, dronë të panjohur janë parë duke fluturuar mbi bazën ushtarake Kleine-Brogel në Belgjikë, raportuan të dielën mbrëma disa media lokale të cituara nga Euronews.

Sipas transmetuesit kombëtar VRT, pas sinjalizimit nga personeli i bazës, u ngrit në ajër një helikopter për të ndjekur dronët, por ata kishin zhdukur tashmë dhe dyshohet se janë drejtuar drejt Holandës.

Incidentet e fundit pasojnë raportime të ngjashme të premten dhe të shtunën mbi të njëjtën bazë, e cila ndodhet në provincën e Limburgut. Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken, deklaroi se është hapur një hetim zyrtar mbi ngjarjen.

“Nuk bëhej fjalë për një fluturim të zakonshëm, por për një mision të qartë që kishte në shënjestër Kleine-Brogel,” shkroi ministri në rrjetin X (ish-Twitter).

Sipas mediave belge, dronë janë vërejtur gjithashtu mbi terrenet ushtarake të Leopoldburg dhe Marche-en-Famenne, si edhe pranë aeroporteve të Deurne dhe Ostend.

Ngjarje të ngjashme janë regjistruar edhe muajin e kaluar, kur 15 dronë të paidentifikuar u panë duke fluturuar mbi bazën ushtarake të Elsenborn, pranë kufirit me Gjermaninë.

Autoritetet belge nuk kanë identifikuar ende se kush qëndron pas fluturimeve apo cilat janë motivet. Megjithatë, incidentet e përsëritura kanë shkaktuar shqetësim në Europë, ku disa shtete kanë rritur mbrojtjen ajrore dhe po diskutojnë mundësinë e ngritjes së një “muri dronësh” përgjatë kufijve lindorë të BE-së, për të parandaluar ndërhyrje të mundshme nga Rusia.

Lini një Përgjigje