E poshtëruar nga Irani, SHBA-ja kërkon një fitore të lehtë: mbajini sytë nga Kuba

28 Maj 2026, 11:15Bota TEMA
E poshtëruar nga Irani, SHBA-ja kërkon një fitore të

Nga Owen Jones, The Guardian

Makineria amerikane e luftës i ka kthyer sytë nga Kuba. Marco Rubio, sekretari kubano-amerikan i shtetit, i cili prej kohësh dëshiruon rrëzimin e qeverisë komuniste të ishullit, e bëri sërish të qartë këtë javën e kaluar. Ndërsa deklaroi se parapëlqente një “zgjidhje të negociuar”, ai tha se gjasat për një marrëveshje “nuk janë të larta”. Disa muaj më parë, pashë nga afër shkatërrimin ekonomik që i është shkaktuar tashmë Kubës nga dekada të tëra rrethimi amerikan dhe, që prej janarit, nga një bllokadë paralizuese e naftës e vendosur nga Donald Trump.

SHBA-ja tani ka ngritur akuza ndaj ish-presidentit të vendit, Raúl Castro, për komplot për vrarsjen e shtetasve amerikanë, katër akuza për vrasje dhe dy akuza për shkatërrim avionësh, lidhur me rrëzimin e dy avionëve në vitin 1996. Provat duket se po çojnë gjithnjë e më shumë në një drejtim: e gjitha të kujton zymtësisht aktakuzën ndaj Nicolás Maduro-s së Venezuelës, e përdorur për të justifikuar rrëmbimin e tij nga forcat amerikane.

Ndërkohë, administrata Trump po nxjerr informacione të inteligjencës sipas të cilave Kuba ka siguruar më shumë se 300 dronë ushtarakë, gjoja për të sulmuar bazën amerikane në Gjirin e Guantánamos. “Është një kërcënim në rritje”, pretendoi një “zyrtar i lartë amerikan” anonim. Ideja se, pas disa dekadash marrëdhëniesh të tensionuara me SHBA-në, një Kubë drastikisht e dobësuar do të niste papritur një sulm ndaj superfuqisë vetëm 90 milje larg brigjeve të saj, duke ftuar mbi vete një kundërpërgjigje dërrmuese, është qartësisht një fantazi. Është një homazh i dëshpëruar dhe i konsumuar ndaj pretekstit të “armëve të shkatërrimit në masë” që u përdor për pushtimin e Irakut.

Trump vështirë se po i mban të fshehta synimet e tij. “Besoj se do të kem… nderin ta marr Kubën”, deklaroi ai në mars, duke të kujtuar kolonialistët europianë të shekullit të 19-të që copëtuan Afrikën. “Mendoj se mund të bëj çfarë të dua me të”, shtoi ai për të mos lënë asnjë dyshim. Pak ditë më parë, USS Nimitz, aeroplanmbajtësja më e vjetër e marinës amerikane, mbërriti në Karaibe, gjoja për një stërvitje detare.

Duke qenë se SHBA-ja është “poshtëruar” nga Irani, siç u shpreh kancelari gjerman Friedrich Merz, mund të mendohej se oreksi i Trumpit për konflikt do të ishte zbehur. Por dështimi nuk i frenon domosdoshmërisht fuqitë në rënie. Ai mund t’i bëjë ato më të rrezikshme. Trump dhe ekipi i tij me siguri e kanë bindur veten se pushtimi i ishullit të Karaibeve, i cili i ka bërë ballë Uashingtonit për gati shtatë dekada, mund t’i fshijë humbjet dhe të rikthejë aurën e epërsisë ushtarake amerikane.

Çfarë do të nënkuptonte kjo në praktikë? Lufta ekonomike e SHBA-së ka synuar t’i dërrmojë kubanët dhe, në një masë të konsiderueshme, qartazi ia ka dalë. Qytetarët e zakonshëm me të cilët fola ishin të rraskapitur. Një shofer taksie, krenar për Ford-in e tij kabriolet të kuq të vitit 1957, të lustruar me kujdes, më tha se çmimi që paguante për benzinën ishte rritur nga 1.20 dollarë për litër në 8 dollarë. Paga mesatare mujore në Kubë është rreth 16 dollarë. Personeli mjekësor e ka gjithnjë e më të papërballueshme të udhëtojë drejt spitaleve, të cilave u mungojnë ilaçe thelbësore.

Disa qytetarë ishin të qartë se kë fajësonin. “Donald Trumpin”, më tha prerë një burrë në rrugën kryesore tregtare të Havanës. Të tjerë thjesht donin që makthi të mbaronte, çfarëdo që të nënkuptonte kjo. “Kubanët jetojnë me shpresë”, më tha një shofer taksie. “Por diçka duhet të ndodhë, sepse njerëzit nuk durojnë dot më.” Ai nuk e dinte nëse duhej të fajësonte qeverinë apo embargon, por në fund arriti në përfundimin se politikat e sundimtarëve të tij duhet të ishin fajtore.

“Është e pamohueshme se popullariteti i qeverisë është në nivelin më të ulët historik”, më tha gazetari kuban Daniel Montero, “dhe sa më keq të jenë kushtet, aq më pak njerëz e mbështesin qeverinë. Në këtë kuptim, sanksionet po funksionojnë.” Ky është me siguri kalkulimi i SHBA-së: që kubanët të jenë aq të rraskapitur nga një makth ekonomik i padurueshëm dhe i imponuar nga jashtë, sa të pranojnë çdo gjë që premton t’i japë fund.

Kuba sigurisht nuk ka kapacitete ushtarake as përafërsisht të krahasueshme me ato të Iranit, e as avantazhet e tij gjeografike. Nëse Uashingtoni vërtet dëshiron të pushtojë dhe të mbajë nën kontroll një ishull të rrënuar ekonomikisht me rreth 11 milionë banorë, atëherë mund ta bëjë. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë rezistencë. Është domethënëse se kur SHBA-ja sulmoi Karakasin në janar, 32 trupa kubane vdiqën duke rezistuar. Nëse ushtarët kubanë ishin të gatshëm ta bënin atë sakrificë për Venezuelën, çfarë do të bënin për sovranitetin e vendit të tyre?

Edhe disa qytetarë shprehin sfidë. “Kubanët gjithmonë e kanë mbrojtur veten, me hanxhar, me shkop”, më tha një piktor. Kjo është një traditë kubane që daton pas në kohë deri në shekullin e 16-të, tha ai, te udhëheqësi indigjen Hatuey, i cili luftoi kundër pushtuesve spanjollë. “Nuk besoj se ndonjë amerikan do të vijë këtu e të përpiqet të na imponojë vullnetin e tij, sepse historia e ka treguar se nuk munden.”

Ndoshta Trump do ta sigurojë momentin e tij “misioni u krye”. Por çfarë do të nënkuptonte kjo për Kubën? Para revolucionit të vitit 1959, ishulli ishte një koloni virtuale e fqinjit të tij, me hekurudhat, prodhimin e sheqerit, minierat dhe shërbimet publike të dominuara nga kompanitë amerikane. Nuk duhet të ketë shumë dyshim për atë që Trump ka në plan. Kush mund ta harrojë videon groteske me inteligjencë artificiale për Gazën që ai publikoi, ku rrënojat apokaliptike paraqiteshin të transformuara në një zhvillim luksoz me markën Trump, me jahte dhe qiellgërvishtës?

Ndoshta Trump e sheh Kubën si një lopë për t’u mjelë nga ai dhe rrethi i tij. Ekonomia e saj mund të hapet me forcë për shumëkombëshet amerikane, jo më pak edhe sistemi i njohur shëndetësor i Kubës, që tani është në prag rrënimi. Nuk ka ndonjë figurë të dukshme opozitare dhe SHBA-ja me siguri do të instalonte një kukull të vetën. Ndërsa ata kubanë që do të zemëroheshin nga vjedhja e vendit të tyre mund të përballeshin me të njëjtën dhunë të tmerrshme që fuqia amerikane e zjarrit u shkaktoi civilëve irakianë dhe afganë.

Trump ka një avantazh ndaj presidentëve të mëparshëm amerikanë: ai nuk bën sikur është i interesuar të çlirojë popujt e tjerë. Një luftë amerikane kundër Kubës do të nxitej nga dëshira për të zhbërë poshtërimin e SHBA-së dhe nga lakmia. Fitimet do të shkonin te elitat amerikane, ndërsa rrënojat do t’u mbeteshin kubanëve të zakonshëm.

33 Komente

  1. P
    Pinguini

    Kina s merr nafte nga Irani e Venezuela,mban ne lufte Ukrainen,e griu Iranin,hezbollah,hamas e mbron vendet e gjirit Persik.Ku e poshteroj s e kuptoj.Hajt n dashte Zoti e hek bazen amerikanr ne Kosove e t shkojne ne pidh te sames kosovare,shqiptar e mosmirnjohes turq

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tarras Bulba

      Ne P*dhin e satome shkofsh ti or Pinguin, se qeke nje rrote k@ri qe s'e paske shokun. Po a sheh se c'po ndodh mor tutkun i pagdhe, TACO mburrej qe lufta mbaroj vetem pak dite pas fillimit te saj dhe se Amerika dhe Izraeli kishin shkaterruar plotesisht Iranin dhe kapacitetet e tyre te armve, droneve, rraketave dhe anijeve luftarake, dhe ku jemi sot pas 3 muajsh, qe akoma perpiqet te bej nje pakt me Iranin per te hapur Gjirin e Hormuzit. Permend Kinen, qe ja mblodhi 8 me 2 dhe e poshtroj me trajtimin qe i beri, kur Xi ja tha troc, mos u perzi me punet e Tajvanit, Tajvani i perket Kines prej shekujsh, dhe i dha ultimatumin Orange Head per te mos furnizuar me arm Tajvanin dhe TACO iku me bisht ne shal... Kurse ti n'a i del ne mbrojtje ketij idiotit dhe ke paftyrsin te shash Shqiptaret. Ai idioti qe ti i mban krahun, sic thot populli, nuk ka c'i ben gomarit dhe i bie samarit... dhe nje dit do te sulmoj Kuben.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sa jane shtu budallenjte mor ti ...

        Sa klases hkolle ke o Bulbe?

        Përgjigjjuni
        1. #
          #%*%#

          Sa gopi i satome, motres, goces dhe nuses tate! Besoj se di t’a besh llogarin po t’masesh sa te zdafllume i kane, mor pederast kollovar.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sa jane shtu budallenjte mor ti ...

            O halabak, sa klases shkolle ke, o zhuls?

            Përgjigjjuni
    2. m
      me thene te drejten

      Shkrime idiotesh, persiatje torrollakesh! Keta lloj tipash negativiste, qe cdo gje e shohin me syrin negativ, do bejne mire te pine shurup (uje me sheqer) se ndoshta ju embelsohet truri!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqipetari Gjermani

        Para disa Ditesh Takova Rastesishte nje Kubaneze qe Banon ne Gjermani..dhe kur e pyes:C´thone Kubanezet ..per ato qe thone Amerikanet, me konkretishte Trampe?? -As nuk duan t´ja dine fare..tha....si ne Kube "Ne rafsha mos u Vrafsha"...thene Shqipe.. 1-E pyes:Cila eshte Rroga Mesatare ne Kube??-15-20 €::?Ne Dite i them??Jo me tha ne Muaj?? 2-Vellai ime me thote eshte Akademiker dhe merre 50€ Ne Muaj... ne Prodhojme Sheqer me tha..por ne Dyqane Mungone sheqeri per Kubanezet.... @@Ne Kube me tha ka Dyqane..ku pagesa behet p.shembull nga Gjermania....apo Amerika-- Une me thote Mbaje te gjithe Familjen...me thote ata me dergojne Listen e Produkteve qe duhet te Bleje..une i bleje me thote beje Pagesen dhe shkon Vellai apo Nena ime dhe i merre... po a i delit me kaq pak lek i them??Me zore me thote c´te bejne Njerezit e thjeshte??? Pse i Tregova keto:Nese Amerika shkon ne Lufte me nje vende te Falimentuar si Kuba..eshte TURPE per vete Amerikanet......le ta "Fitojne " Luften qe Filluan me Iranin!!!!!!!!!!!!!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. X
          XhaFCK

          Shume perfundim i sakte. Nese ka bythe surrat portokalli, mos merret me Venezuelra e Kubra, por ti bjere Putinit. Putini eshte rreziku real. Ky nuk ka bythe per nje Iran jo me per muzhiket e stepave. President pordhac, idiot e pa asnje pike truri.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Komedianet

            por trapit vetem me kuben dhe venezuelen ja mba…te tjeret ia ferkojne bythen me gjethe fiku. u fut prej cifuteve nekrize meIranin e nuk po del dot.Nga psikopate,pedofile,mashtruesa si puna trapit nuk mund te presesh shume,kshq vari hebet e te shkoje ne te semes

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sa jane shtu budallenjte mor ti ...

              O gaztor, i pive ilacet sot? Ik o psikopat lexo ndonje liber Historie, se me librin e Kendimit i paske keq punet. Analfabet funksional.

              Përgjigjjuni
            2. E
              E verteta dhemb, por sheron

              Lufta me Iranin eshte fituar dhe ka mbaruar! Kush ende se ka kuptuar kete eshte kokrra e idiotit. Ketu ceshtja eshte qe te mos behen me shpenzime te tjera ushtarake, qe do sillnin dema te tjera me te shumta ne Iran. Mirepo kjo varet nga halabaket Islamiste ne Teheran, nese do terhiqen ngadale ngadale, apo do bejne "trimin". Ndoshta bejne "trimin" qe te perfitojne dicka per vete, ne fund te fundit te shpetojne koken. Nese nuk e mbyllin me kaq, do kete shkaterrime te tjera edhe me te medha dhe natyrisht mund te kete edhe humbje njerezore me te shumta. USA pikerisht kete nuk do, pra e para nuk do qe te beje shpenzime te tjera ushtarake dhe e dyta qe te mos kete deme te shumta materiale dhe njerezore ne Iran. Jo per gje, por sa me te medha te jene demet ne Iran, aq me te medha do jene edhe shpenzimet amerikane te pas luftes ne Iran, pasi do jete perseri USA qe do investoje ne rimekembjen e shtetit te ri te Iranit pas clirimi nga zhulsat Islamike! Pra USA dhe Trump-i e shohin kete gje ne sensin e perfitimit ekonomik. Llogjike apo jo!?

              Përgjigjjuni
            3. S
              Shqipe Etnike

              @@Pinguini--qe je nje Mbeturine Serbe---Amerikanet nje Dite do ta heqin Bazen....por mos Kujto- se nje Lufte midise Kosoves dhe Serbise do te jete pa Dhimbje edhe per Serbet... Kosova eshte Krahine e Shqiperise dhe si e tille do te Mbrohet edhe nga Ushtria Shqipetare- me sakte Kombi Shqipetare e di qe Serbet duan Dalje ne Detin Adriatike--dhe do te Luftojne- @@Turqet merri ti Pinguin dhe shkoni ne Serbi...

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pinguini

                Pirdh,pordh.I pame sa shqiptare ndihmune Kosoven.zper pordhe je njish.As komunizmin as Berishen 82 vjec s kena beth me hek.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pinguini

                  Me rrun k..ti mu per mbeturine..jam shqiptat,arbnor 100% mor kopil i haremeve t sulltanit

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sa jane shtu budallenjte mor ti ...

                    Ti Etnike duhet ta kesh mbaruar shkollen fillore me siguri! As sarkazmen nuk e njeh, e jo me ta kuptosh.

                    Përgjigjjuni
                  2. G
                    Gafurr Maxhuni

                    Jo Amerika nuk eshte poshteruar.Eshte poshteruar Irani sepse aty u bene bombardimet.Amerika vazhdon me kene e fuqishme si gjithmone.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Transparent

                      USA shpetoi Europen nga Hitleri dhe Stalini ne LII Botrore. E rindertoi nepermjet planit Marshall. E mbrojti 80 vjet nepermjet NATO-s. Ky eshte shperblimi qe po merr. Jo vetem i kthyen shpinen por dhe perpiqen ta denigrojne me propagande anti-amerikane. Turp e faqja e zeze !!!

                      Përgjigjjuni
                      1. y
                        yony

                        Ti shkrues i paguar flet dhe shprehesh shume gabim ok nuk mundet asnje force ushtarake ne bote te poshtroje Ameriken ok dhe jo Irani nje kasolle prej kashte prandaj mendohu mire kur shkruan, dhe shkruaj fjalet e tua dhe jo fjalet e huaja

                        Përgjigjjuni
                        1. X
                          XhaFCK

                          Ti flet nga filmat e Holliwoodit qe sheh, se nuk ka mundesi ta besosh realisht kete debillik qe shkrojte.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Pinguini

                            Shko mor dylber e shih filma turq,rus,kinez.Veshu me callme.C ke pune ne Eu ti

                            Përgjigjjuni
                        2. T
                          Tironci

                          Po kush eshte ky rrote ka.. qe thote Amerika e poshteruar? Nga kush apo nga ata qe jane sot nen dhe ne Iran.

                          Përgjigjjuni
                          1. *
                            ***

                            Ky eshte artikull jo anti amerikan , por anti shqiptar . harruat cberi amerika per shqiperine ne 1912 dhe dhe kosoven ne 1999 ?? Po sikur amerika te heqi bazen ushtarake ne kosove e imagjinoni cdo beje serbi e greku , i keni me foto e video , me figure e ze .

                            Përgjigjjuni
                            1. *
                              ***

                              Ky eshte artikull jo snti amerikan , por anti shqiptar . harruat cberi amerika per shqiperine ne 1912 dhe dhe kosoven ne 1999 ?? Po sikur amerika te heqi bazen ushtarake ne kosove e imagjinoni cdo beje serbi e greku , i keni me foto e video , me figure e ze .

                              Përgjigjjuni
                              1. *
                                ***

                                Ky eshte artikull jo anti amerikan , por anti shqiptar . harruat cberi amerika per shqiperine ne 1912 dhe dhe kosoven ne 1999 ?? Po sikur amerika te heqi bazen ushtarake ne kosove e imagjinoni cdo beje serbi e greku , i keni me foto e video , me figure e ze .

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Maha Saliu

                                  O tē qift ty Kina nonēn o bir kurve i lindur nga qeni buldok qē ka qir nonēn tate e ke dal ti klysh qeni i basarduar.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Nardi

                                    Nje tjeter artikull plehre kundra Amerikes qe e ben Mjeron te ndihet mire dhe te vazhdoje ti hidhet kocka per shrbime te mira.Gazetaria eshte per njerez me dinjitet jo per çdo njeri.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sefer Daja

                                      God Bless America!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Shkodrani

                                        Artikull anglez! Ate qe shqiptaret nuk kuptojne eshte se anglezet fitojne para nga rritja e cmimit te naftes. Nuk e kuptoj se cfare quajne fitore keta kllaunat komunista? Dicka e vertete eshte ketu; te gjitha rraketat dhe bombat Amerikane te leshuara u shkatrruan nga objektivat iraniane. Kjo eshte fitore e madhe shume! Hajde koke hajde!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Tirana e Re

                                          Ky gazetari jeton ne boten e cudirave ? Si u poshterua SHBA ne Iran ? A nuk e eleminoi SHBA 50% e kusur te zinxhirit udheheqes dhe kapaciteteve ushtarake, raketave balistike dhe fuqise sulmuese ? Per ata qe kan sy ti hapin e te shikojne se Irani ka mbaruar me koh, fuqia qe ata ndertuan ne 5 dekada u rrafshua nga gjigandi amerikan per 5 muaj, mendoj se amerika nuk po godet sepse po i jep shansin e fundit regjimit te ndryshoje dhe po pergatit opoziten e ardshme te vendit, duke komunikuar me opoziten e ardhshme per kushtet e te ardhmes

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Sefer Daja 1

                                            Gazeta eshte tipike e kraut te majte (social Komuniste dhe Ambientaliste) Mos pritni komente reale nga ata. Problemi eshte Gazeta Tema qe e boton

                                            Përgjigjjuni
                                            1. E
                                              E verteta dhemb

                                              Po e nxjerrin koken Talebanet ne komentet dhe Like/Dislike. Kot thone qe Shqiptaret e duan ameriken. Shumica e shqiptareve jane te pabese dhe mosmirnjohes, njelloj si keta komentatore te peshtire. Ne saje te Amerikes, ne sot flasim SHQIP. Ne saje te asaj Amerike, Kosova sot eshte e lire. Po talibanet nuk duan kete. Ata "Dun Baben". Hipokrite te peshtire dhe te pabese. Prandaj s'kemi per te bere hajr si popull kurre...

                                              Përgjigjjuni
                                              1. R
                                                Rrofte Shqiptaria - Vdekje Islamit

                                                Ti bajge "... qe te dhemb aty ..." mos fol ne emer te shqiptareve dhe as mos pergjitheso shqiptaret me ca mbeturina te qelbura qe mbajne era mut! Jo per gje, po edhe ty te vjen era e keqe ...

                                                Përgjigjjuni
                                                1. E
                                                  E verteta dhemb, por sheron

                                                  Shqiptaret jane mbi 90% pro-amerikane, te paret ne liste ne gjithe Evropen. Keshtu thone statistikat e organeve te specializuara! Ai 10% i dhjere ne breke, nuk i prish dot ekuilibrat. Keshtuqe pirdh pirdh, se ndoshta edhe lirohesh.

                                                  Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje