Ekspertët britanikë tregojnë skenarin kur Putin do të përdorë armët bërthamore

8 Prill 2023, 17:55Bota TEMA

Ekspertët britanikë tregojnë skenarin kur Putin do të

Po bëhen 14 muaj që nga nisja e luftës në Ukrainë dhe fundi i saj nuk duket në horizont. Flitet shumë për hapjen e proceseve të paqes dhe dialogut, por nuk janë ndërmarrë hapa të vendosur për të arritur atë mirëkuptim të dëshiruar.


Luftimet ndërkohë vazhdojnë në Ukrainë dhe hija e një sulmi të mundshëm bërthamor mbetet, me asnjë skenar të përjashtuar. Gjatë gjithë kësaj kohe të gjithë analistët dhe ekspertët kanë studiuar se kur Rusia mund të ndërmerrte hapin fatal për përdorimin e armëve bërthamore dhe tani ekspertët e politikës së jashtme nga Chatham House, një institut me qendër në Londër, i dedikuar për analizën e çështjeve kryesore ndërkombëtare, zbulojnë se në çfarë pike mund të urdhërojë Vladimir Putini një “sulm bërthamor” kundër Ukrainës.

Sipas institutit londinez, Presidenti rus ka shumë të ngjarë të përdorë një “sulm të fuqishëm shkatërrues” nëse nuk arrin të fitojë luftën dhe në këtë mënyrë të shmangë “pranimin e humbjes së qartë”. Nga Chatham House kujtojnë gjithashtu se që nga fillimi i pushtimit, Putin ka paralajmëruar Perëndimin se do të “përdorë të gjitha mjetet” për të mbrojtur veten, një aludim që sugjeron përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore.


“Një sulm bërthamor mund të urdhërohet nëse nuk ka më asnjë shans për fitore konvencionale dhe një sulm i fuqishëm shkatërrues kundër Ukrainës shihet si mënyra e vetme për të shmangur pranimin e humbjes”, thotë Keir Giles, një ekspert për çështjet bërthamore.

Në këtë kuptim, Giles shton: “Një ose më shumë sulme bërthamore mund të jenë pjesë e një reagimi thjesht për të shkaktuar mjerim dhe shkatërrim në Ukrainë, në njohjen e dështimit të Rusisë për ta pushtuar atë. Arsyeja është se nëse Rusia nuk mund ta ketë Ukrainën, askush nuk mund ta ketë”.


Së fundi, në lidhje me përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, diçka që duket e largët dhe si mjet i fundit, Giles kujton pushtimin e Ukrainës, një aspekt që shumë aktorë ndërkombëtarë nuk e kishin menduar deri në momentin e fundit.

3 Komente

  1. D
    Drejtesia Popullore

    Nuk eshte aq e lehte qe Putin te perdore armet berthamore. Ai eshte peng i situates qe krijoi vete. Zona e pushtuar, qe ka ne Enerhodar centralin me te madh berthamor ne Europe, me mbi 5 milion kW fuqi te instaluar, eshte nje bombe atomike ne kuptimin e vertete te fjales. Perdorimi i armeve atomike nga Putin, do te coje automatikisht ne shperthimin e centralit atomik te Zaporozhies ne Enerhodar, nga ukrainasit apo Perendimi, dhe kjo do te shtrihet ne pothuaj nje territor sa Ukraina ne Rusi. Demi do te jete i pallogaritshem shume i madh per Perendimin, nje Cernobil i dyte, por pothuaj perfundimtar per Rusine. Putin e di shume mire kete, prandaj mbetet cdo gje ne kercenime me fjale. Edhe qyteti i tij St Pitersburgh mund te boshatiset fare. Ky model lufte u eksperimentua me gazsjellesin NordStream 2 qe u hodh ne ere. Ishte rastesi apo paralajmerim i perdorimit te metodave ekstreme. Lufte eshte dhe keto perdoren. Prandaj kjo do te vazhdoje me lufte me arme konvencionale dhe prandaj Putin eshte lidhur me Kinen e BRICKS qe te mos bjere ekonomikisht, i cili eshte i vetmi faktor qe ndikon ne lufte, ne te dy blloqet.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Petrit

      Nëse ka patriotë rusë në rrethin e tij, jo vetëm puthadorë, do të duhej ta vrisnin Putinin - për të mirën e Rusisë!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pace e Bere.

        Nuk vret veten ai. Pra nuk do kete perdorim te armes berthamore. E kuptoni?????

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje