Ish-drejtori i Zërit të Amerikës për Evropën dhe Euroazinë, Elez Biberaj, ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të analistit të njohur për çështjet e Ballkanit, Janusz Bugajski.
Biberaj shprehet se lajmi e ka “tronditur dhe pikëlluar thellësisht”, duke e cilësuar Bugajskin si një mik të afërt, koleg të çmuar dhe një nga zërat më të kthjellët të analizës euroaziatike.
“Janusz ishte një analist brilant dhe një autor i palodhur, veprat e të cilit formësuan thellë mënyrën si e kuptojmë rajonin. Ai ishte një mbrojtës i palëkundur i demokracisë, qeverisjes së mirë dhe lirisë së shtypit”, shkruan Biberaj.
Ai kujton bashkëpunimin e tyre shumëvjeçar, veçanërisht në çështjet e Ballkanit, duke nënvizuar se përveç intelektit, Bugajski spikaste për ndershmëri, humor dhe përkushtim ndaj vlerave që mbronte.
"RIP Janusz Bugajski-t
U trondita dhe u pikëllova thellësisht kur mësova për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tim të afërt, Janusz Bugajski. Janusz ishte një analist i shkëlqyer i çështjeve euroaziatike, një autor tepër produktiv, veprat e të cilit ndikuan thellë në mënyrën se si e kuptojmë rajonin, si dhe një mbrojtës i palëkundur i demokracisë, qeverisjes së mirë dhe lirisë së shtypit. Ai ishte një mysafir i rregullt dhe i vlerësuar në transmetimet e Zërit të Amerikës, dhe analizat e tij dalloheshin gjithmonë për qartësi, parimësi dhe njohuri të thella.
Gjatë viteve kemi punuar bashkë në shumë projekte, veçanërisht për çështjet e Ballkanit. E kam admiruar jo vetëm për intelektin e tij, por edhe për ndershmërinë, humorin dhe përkushtimin e patundur ndaj vlerave që mbronte. Mungesa e tij do të ndihet thellë nga të gjithë ne që patëm privilegjin ta njihnim dhe të punonim me të.
Do të më mungojë shumë.
U prehsh në paqe, Janusz." - përfundon Biberaj mesazhin e tij ngushëllues.
Shume keq me vjen qe iku para teje, ti ngelesh nje flliqesire. Ngushllime familjes
O Elez, shyqyr që demokracisë i ka ngelur zëri i fundit, ai i hajdutit, tradhëtarët, halabakut, pabuksit, sharlatanit dhe Fredi Bejlerit të VorioViçidolit!
KUSH NUK MBETI ME NDER NË KËTË BOTËN TONË SHQIPTARE