Dikur, Turqia as që quhej kështu.
Ishte hija e lodhur e një perandorie në rënie. Një botë e vjetër, e përkulur nga koha, nga feja e imponuar, nga heshtja shekullore e traditës.
Pastaj erdhi ai.
Një gjeneral me një vështrim të akullt, me mendje të mprehtë si bisturi, dhe me vetëm një qëllim: të rindërtonte një popull që e kishte harruar si është të ëndërrosh.
Quhej Mustafa Kemal. Por që nga ai moment, të gjithë do ta thërrisnin Atatürk Ati i Turqve.
Dhe një baba, nganjëherë, duhet të bëjë atë që fëmijët ende nuk e kuptojnë.
Ai i shkuli rrënjët një kombi të tërë. Jo për t’i zhdukur, por për të thyer zinxhirët që e mbanin të lidhur pas errësirës.
Zëvendësoi alfabetin arab me atë latin, që njerëzit të mund të lexonin të ardhmen.
Shfuqizoi kalifatin, që shteti të mos ishte më një altar, por një shtëpi.
Ndaloi përdorimin e fezit, sepse edhe një kapele mund të bëhet burg i mendjes.
Hapi shkolla. U mësoi grave të votojnë, të punojnë, të udhëheqin.
I bëri të gjitha këto për vetëm dhjetë vjet. Dhjetë.
Një kohë shumë e shkurtër për të ndryshuar një popull. Një jetë e tërë për të paguar çmimin.
Thoshte: “Nuk duhet t’u afrohem unë atyre. Duhet të jenë ata që afrohen tek unë.”
Nuk ishte arrogancë. Ishte vetëdije.
E dinte se një vend që kishte fjetur për shekuj, nuk zgjohet me një përkëdhelje. Nevojitet një shuplakë. Një tronditje.
Ishte një njeri që ecën përpara, edhe vetëm. Edhe kur nuk kuptohet.
Kur shkroi kushtetutën e re, u frymëzua nga ajo zvicerane.
Dhe kur e pyetën në cilin lloj gërme ta shtypnin, buzëqeshi:
“Helvetica, natyrisht.”
Nuk ishte vetëm modernitet. Ishte simbol. Ishte një mënyrë për të thënë: që sot nuk ka më kthim pas.
E quajnë “diktator i ndriçuar”.
Por e vërteta është që Atatürk imponoi ndryshime që sot i quajmë liri.
Dhe kjo është tragjedia dhe madhështia e tij: të kesh kuptuar se për t’i dhënë një populli të ardhmen, ndonjëherë duhet t’ia heqësh të kaluarën.
Sot, fytyra e tij është kudo në Turqi. Në gjykata, në shkolla, në kartëmonedha.
Jo për nostalgji. Por si kujtesë për atë që mund të ndodhë kur një njeri beson vërtet në ndryshim.
Jo për vete. Por për të gjithë./dritare.net
Islami, kjo teologji absurde e një beduini imoral, është një kufomë e kalbur që na helmon jetën. (Mustafa Kemal Atatürk)
Propozoj qe paret m'Albaniston te marrin bazurretin e Atatürk, gjsht edhe sheshi iskander te quhet Atatürk square..... gezuar ramazonin!
Po, ai shqiptar e ka thene. Ai i futi brenda ne xhamija hoxhet. Po t'i shihte jasht i arrestonte. Gjeneralet arnaute e vazhduan rrugen e tij, derisa erdhi ky Sulltani i tanishem qe do te gjalleroje kalifatin e varrosur. THE DREAM OF A GREAT TURKEY REBORN https://www.dailysabah.com/opinion/columns/the-dream-of-a-great-turkey-reborn https://www.straturka.com/the-dream-of-a-great-turkey-reborn/
Me siguri ka origjine ahqiptre
Per fat te keq udheheqesit tane nuk mendojne e punojne per kombin dhe te ardhmen e tij por per vete e klanin e vet duke rrenuar nje popùl te tere per interesat dhe egot e tyre personale.Shemblli me i qarte eshte regjimi i riindjes qe shkrin te gjitha aftesite per tu pasuruar per vete e per ta bere Shqiperine te pajetueshme per shumien e popullit.
ky qe e ka shkruar qenka komunisti i fundit turk
Sa kemi edhe ne nevojë për një AtAlban.
Ne kemi patur 1000 raste të kemi Ataturk, por nuk duam as ne as "prijësit" tanë sepse jemi dembelë, servilë, hajdutë dhe kolltugofagë.
E nisi jetën në Ballkan, e humbi jetën në fushat e luftës në Anadoll vetëm për të krijuar një "atdhe ideal" për vendasit përmes revolucioneve. Ai i mundi të gjithë armiqtë në Anadoll, por nuk ishte në gjendje ta mundte armikun brenda: klerin islamik! Pas vdekjes së tij, "fuqia motorike" e sistemit nuk mjaftoi për të zhdukur këtë pengesë! Rezultati? Sot mund ta shihni rezultatin dhe produktin e tij: Një histori për dy Turqi!
Mire Po Kur I thane ata (dervish hima etj.) qe do bejme shqip me alfabet latin ky I kundershtoi, ishte ushtarak ne ate kohe. Pastaj per vetë beri turqisht.me alfabet latin, gjoja helvetica. Or cuna shikoni punen tuaj, mos lavdroni boten kot.
Aq i madh ishte Ataturku sa psh sot erdogani nuk eshte as ka koke e karit e e ketij burre shtetasi unikal ne bote.
Burrë shtetas unikal në botë !? Bota ka nxjerrë burrështetas , që bënin nga një Ataturk çdo mëngjez në abdesan ( wc) .
Ataturk ndertoi nje kala me gure por nuk ndertohet kala me mut
Ataturkun e kam pasur nxënës, Erdoganin e kam zyshë. ..Kim Jongun partner ndërsa Eskobarin idhull..[EDrama Vepra dhe Fjalime]
Mendje e ndritur,sigurisht,po qe nuk kuptohet dot nga disa injorante e marin guxim te shkruajn
Kete drejte ti o vlla,por sot jetojmë ne ditët qe çdo budalla ka te drejte dhe mundesi te flasi dhe te shkruaj mendimin e tij "te ndritur" por dhe te te gjykoj ty si injorant,biles dhe te kandidoj per deputet ????
cme kujton nje burre ky artikull .dhe pastaj erdhi ai .htstori e nje burri qe e ngriti vendin nga balta .
ky ka qene njish me goten e rakise dhe nga cirroza e melçise vdiq i ziu ......
CFARE BERI ME PAK ENVERI