Epstein ose rrëshkitja në perversitet! Çfarë tregon skandali për rënien morale të elitës globale?  

3 Shkurt 2026, 19:30Bota TEMA
Epstein ose rrëshkitja në perversitet! Çfarë tregon

Është folur këto kohë shumë për rastin e Jeffrey Epstein, i cili nuk është thjesht hisotria e një abuzuesi, por është simptomë e një rendi botëror, ku elita, pushteti, paratë dhe prestigji kanë krijuar një boshllëk të thellë moral, gjë që i ka tejkaluar të gjithë kufijtë e normalitetit.

Është e qartë se skandali ‘Epstein’ e vendos elitën perëndimore përballë një pasqyre të shëmtuar, pa kufijë etikë dhe në normalizim të perversitetit.

Pak histori: Si nisi e gjithë kjo?

Epstein u pranua për vite me radhë në rrethe politike, financiare dhe akademike, edhe pasi ishte dënuar në vitin 2008.

Siç raporton ‘Reuters’, ai ruajti lidhje me politikanë, drejtues biznesesh dhe figura të tjera të njohura edhe pas këtij dënimi, një fakt që nuk provon kriminalitet kolektiv, por ekspozon një kulturë tolerance elitare, ku aksesi social shpesh vlen më shumë se karakteri.

Një nga çështjet më të errëta të dosjes ‘Epstein’ mbetet marrëveshja e mosndjekjes penale në Florida. Sipas Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, përmes Zyrës së Përgjegjësisë Profesionale, u konstatuan “gjykim i dobët” dhe mangësi serioze në trajtimin e kësaj marrëveshjeje, e cila i kurseu Epstein ndjekjen federale pavarësisht akuzave shumë të rënda.

Ky detaj është i pari që tregon tolerancë dhe rënie të shtetit ligjor, gjë që nuk do të aplikohej kurrë për një qytetar të zakonshëm.

Mirëpo, fakt është se vetëm në vitin 2019 Epstein u arrestua nga autoritetet federale në New York dhe, siç thuhet në aktakuzën e Zyrës së Prokurorit Federal për Distriktin Jugor të Nju Jorkut, ai dyshohet se ka shfrytëzuar dhe abuzuar seksualisht dhjetëra vajza të mitura në rezidencat e tij, përmes një skeme të organizuar rekrutimi dhe shfrytëzimi.

Pra, vonesa më shumë se njëdekadëshe nuk është thjesht dështim procedural, por është përkthyer në viktima të tjera, jetë të shkatërruara dhe dështim i një sistemi që nuk ka reaguar në kohë.

Filantropia si pastrim imazhi

Shumë pyesin se si ka arritur dhe pse është toleruar, mirëpo një ndër elementet kryesore të  mekanizmit të Epstein që pak është përmendur, është pikërisht përdorimi i filantropisë si pastrim reputacioni dhe imazhi. Siç raporton ‘Financial Times’, ai ka dhuruar fonde për universitete dhe ka kultivuar marrëdhënie me akademikë, pavarësisht shqetësimeve të njohura për të kaluarën e tij.

Pra, kemi të bëjmë me një problem të qenësishëm të elitës perëndimore, e cila ka zëvendësuar paratë me etikën, ndërkohë që institucionet kulturore dhe akademike rrezikojnë të jenë bashkëfajotre morale, duke mbyllur sytë dhe duke pranuar perversitete të tilla.

Vrasje apo vetëvrasje?

Vdekja e Epstein në paraburgim në gusht 2019 u cilësua zyrtarisht si vetëvrasje. Sipas raportit të Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë, u konstatuan dështime serioze në Byronë Federale të Burgjeve, ndërkohë që u konfirmua përfundimi i mjekësisë ligjore.

Këto dështime institucionale ushqyen mosbesimin publik dhe krijuan terren për teori konspirative, jo si shkak parësor, por si pasojë e mungesës së transparencës dhe llogaridhënies.

Çfarë po ndodh pas vdekjes?

Ndërkohë që edhe pas vdekjes së Epstein, publikimi i dokumenteve gjyqësore po shoqërohet me redaktime të shumta, duke mos u treguar e gjithë e vërteta. Siç raporton ‘Associated Press’, qeveria amerikane pranoi se po korrigjonte redaktime që mund të kishin përfshirë gabimisht informacion për viktimat.

Çfarë tregon rasti për elitat globale?

Në fakt, rasti Epstein nuk thotë se elitat globale janë homogjene dhe kolektivisht të kriminalizuara, por tregon se kjo elitë është lehtësisht e rrezikuar dhe e ekspozuar ndaj rrëshqitjeve në perversitet.

Pavarësisht kësaj, duhet thënë se ky skandal është një akt-akuzë morale ndaj kësaj elite dhe një alarm për demokracitë liberale, sepse pa etikë pushteti rrëshqet në perversitet, ndërsa pa llogaridhënie dhe tolerancë, elitat humbin legjitimitetin në sytë e publikut/nl/TemA

13 Komente

  1. k
    katundari

    Elita globale te ngjan me "eliten" komuniste shqipetare qe thoshte: " beni si them une dhe mos beni si bej une" hipokrite klasic........

    Përgjigjjuni
    1. M
      Maro

      Po drejte e kur iken nuk kishin as shtepi...ju ngeli mendja ke komunizmi...keni 35 vjet e nje m....keni bere ..kush ju pengoi? Koqe

      Përgjigjjuni
      1. B
        Berti

        Po ça komunizmi thua Shqipëria është bërë burdello dhe imoralitet Punohet vetëm për pisllëqe drogë imoralitet degjenerim ushqimor Nuk vlerësohet puna e pastër në insitucione ekononi bujqësi blektori Pasurim me mashtrime Fletë për sistemin socialist

        Përgjigjjuni
      2. M
        Miliardat e pushteti politik pa kufi te bejne perv

        Skandali Epstein nuk perfshin gjithe Globin por vetem Ameriken dhe Evropen Perendimore, jo Kanadane e as Australine! Pra 1/10 e popullsise se Globit. Ky skandal eshte shprehje e korupsionit/degjenerimit moral te kapitalizmit demokratik. Ky skandal deshmon kalbjen morale te demokracise/autokracise se miliardereve dhe sherbetoreve te tyre, si edhe te zgjedhurve ne cdo nivel, deri edhe presidente te majte e te djathte. Pervec Romes te kohes se Jul Cezarit, kur here tjeter te tilla skandale jane pjese e historise? Asnjehere! Demokracia po rreshket drejt autokracise po aq imorale. Cili do jete sistemi politoko-ekonomik me i sukseshem pas ketij Perendimor ne dekadence? Shajme Kinen e Rusine, po ata cfare thone per keto skandalet e Perendimit?

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arb

          Elitat gjithmonë kanë rrëshqitur në perversitet dhe korrupsion, dhe e kanë quajtur këtë normalitet. Mjafton të njohësh historinë e Romës apo Francën e Balzakut.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lexues krenar

            Rendesi ka qe eliten lokale e kemi tulle, beton e shkemb graniti.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Telling the truth

              Po PERDERISA ka plot shtepi publike te ligjshme ne gjithe boten, por aty elitat nuk shkojne dot se dalin me vrap ne media, dhe ata kane sajuar nje shtepi publike alla elite! Sa biznese ka pa leje ne bote! Ajo eshte pra nje kioske seksi informale, pa leje si plot neper bote*

              Përgjigjjuni
              1. L
                Luan

                Pse kur më parë nuk ka qenë perversë kjo " elita globale"? Mjaft më me këto justifikime fëminore për moralin dhe amoralitetin publik. Kur njeriu vetëbindet apo e bindin se është i përsosur nga ana e pjesës humane ,ai i kthehet anës të tij biologjike. Dhe duke qenë "kafshë e.frustruar",sepse njeriu është kafshë të cilin e mban të shtypur morali,atëhere fillon të sillet si e tillë Dhe yjet rrinë e vështrojnë....

                Përgjigjjuni
                1. a
                  anti25642654censurë

                  "Epstein ose rrëshkitja në perversitet! Çfarë tregon skandali për rënien morale të elitës globale? "nuk e lexova sepse më duket se mjafton vetëm titulli për të diskutuar!si "rrëshkitja në perversitet" dhe "elita globale",janë dy copa të shkëputur nga e tëra!!duke qënë se flitet për njeriun,mund të them se nuk është as e re as e përveçme!!nuk është e re sepse perversiteti është pjesë e njeriut!ndjenjat,mentaliteti shoqëror,rregullat e moralit dhe ato ligjore e detyrojnë njeriun të veprojë në mënyra të ndryshme!!ndjenat,duke filluar nga ato private familiare bëjnë që një njeri me mëndje të shëndoshë të mos pranojë që ti shkaktohet dëm njerzve të tij,dhe ky njeri,me mëndje të shëndoshë nuk lejon ti shkaktohet dëm,dhimbje dhe njerëzve të tjerë!por kjo nuk është e thënë se është e njëjtë për të gjithë njerëzit!!një pjesë asqë duan tia dinë për të tjerët,bile ka dhe të tillë që e fillojnë nga brënda rrethit të tyre!!mentaliteti shoqëror,bën që një pjesë e ndjenjave të drejtohen në drejtime të ndryshme nga ato të personit!mentaliteti bën që,do apo nuk do individi,të veprohet në mënyrë të ndryshme nga ndjenjat!!me dashje a pa dashje u shkaktohen dëme personave të tjerë që normalisht duhet të mbroheshin nga shoqëria!!rregullat e moralit kanë ndikuar në të dy drejtimet!si për mirë e pë keq,moralin e shkruan njeriu dhe ai e bën si do!!prandaj kemi parë morale të ndryshme që në të njëjtën kohë kanë qënë në kundërshtim me njëri tjetrin!!prandaj morali nuk është faktori që mund të quhet empirik!!në njerëz,shtete,shoqëri të ndryshme kemi morale të ndryshëm!!seicili quan të saktë moralin e tij!të mbështetur në fuqinë e fjalës a të krahut!!rregullat ligjore po ashtu si morali janë të shkruara nga njeriu,e kështu kanë të njëjta rregulla si morali!!i vendos ai që ka fuqinë,fjalë dhe krah!!perversiteti është pjesë e shoqërisë njerzore!ky perversitet fillon,nga ajo që ne duam të analizojmë!!si nga lart e nga poshtë!askush nuk mbetet jashtë perversitetit!!as më i dobti as më i fuqishmi!!këtë që po shohim "sot",po e cilësojmë si ves të elitës,por shpesh pa i kushtuar asnjë vëmëndje,të njëjtë gjë shikojmë dhe tek pjesa që nuk është aspak "elitare",shpesh dëgjojmë,lexojmë hetime policore për fakte të njëjta,për krime të njëjta që kryhen nga ajo pjesë e shoqërisë që nuk mund të quhet aspak elitare!!dhe të mendosh se ato krime që përfundojnë në hetime a shohin dritën e medjes,janë një pikë uji në oqean!!kjo që po shohim sot,diskutojmë sot është më e rëndë sepse njeriu mendon se pjesa elitare e tij,ajka e tij,duhet të jetë ajo që duhet ta mbrojë dhe ta çojë përpara,atë!njeriun!!dhe në fakt elita e ka çuar përpara njeriun,na ka çuar përpara ne si qënje njerzore!kuptohet jo gjithnjë!!edhe në këtë elitë dalin diktatorë,pedofilë,kriminelë të llojeve të ndryshme,vrasës serialë,e gjenocidialë!!ne si pjesë jo elitare,si pjesë e njerzimit e mbetur jashtë elitës,duhet të mbështesim përpjekjet,luftën kundër perversitetit çfardolloi qoftë!! qoftë perversitet seksual,qoftë perversitet politik,perversitet diktatorial!!ky i fundit përmbledh gjithë të tjerët brënda tij!!PS:katnaro,katnar ke për të mbetur tërë kohën!!nuk del dot nga katuni tat,edhe nëse ke blerë benc,prap ti e përdor në vënd të gomarit për të trasportuar kashtë!!

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Teme

                    Elita global ka mijera vete....nese 190 ishin pjese e kesaj nuk do te thote asgje.....shkrim per te bere pis te gjithe. Me I keqi eshte ai qe vjedh kaq di une......

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Manol

                      Dokumentet qe po nxjerrin kane kaluar ne site.Dihet se emri i kujt nuk duhet te dali.Kjo eshte elita boterore,mjere mileti qe e hane sapunin per djathë.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mato Gruda

                        Trumpi qe nuk ka asnje lidhje me kete pervers qe e perzuri nga Mara Lago,dhe kete ishte I detyruar ta pranonte dhe paçavurja CNN para dy ditesh,ja vene foton e pare pedofilet e majte.Po Bill kurvari me shtrigen e tij qe do deponojne ne Senat per lidhjet me Epshtinin ku jane.Po Bill Gates pedofili ku e ka foton pse nuk e tregon Mero byth lepiresi.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Asgje e re

                          Elita ka qene e shthurur qe ne ditet e para te njerezimit. Nuk eshte fenomen I ri qe njerzve tu bej kaq shum pershtypje ose kaq te shokuar. Shikoni historine duke filluar nga mbreterite e para, hamenet qe ishin, cezaret ne histori e tjera me mbas. Shthurja eshte njesoj vetem me ndryshimin se sot jane me te veshur dhe me te "edukuar" dhe me "bamires". Kjo eshte qe ne gjeresi te duken si njerez te mire dhe me zemer te gjere kur faktikisht jan me plerat qe ekzistojne. Me pelqen qe ky gazetar ka zgjedhur te vere ne fillim nje foto me nje person qe e mohon kategorikisht marjen pjese dhe shoqerin me Epstin. Pyetje eshte pse jo Prince Andrew ose Bill Clinton ose Bill Hates qe deri me sot nuk e kan mortar njohjen ose pjesmarjen me Epstin ne festat e bera te ishulli I tij?

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje