Erdogan: Izraeli duhet të gjykohet për “krime lufte” në Gazë

28 Nëntor 2023, 21:50Bota TEMA
Erdogan: Izraeli duhet të gjykohet për “krime lufte”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka thënë të martën sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, se Izraeli duhet të mbahet përgjegjës nga gjykatat ndërkombëtare për “kryejnë e krimeve të luftës” në Rripin e Gazës, tha Presidenca turke.

Izraeli e ka kryer një ofensivë ajrore dhe tokësore kundër Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë, ku si pasojë kanë vdekur më shumë se 15.000 njerëz, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila kontrollohet nga Hamasi.

Izraeli i shpalli luftë Hamasit pasi luftëtarët e grupit radikal e kryen një sulm tronditës në Izrael më 7 tetor, ku i vranë më shumë se 1.200 njerëz dhe i rrëmbyen 240 të tjerë.

Ofensiva e Izraelit në Gazë është ndërprerë përkohësisht të premten, për herë të parë prej 7 tetorit, pas një marrëveshjeje për armëpushim që pritet të skadojë të mërkurën.

1 Komente

  1. S
    Sulltani

    Erdogan Pasha! Para Izraelit do shkosh ti xhan. I maskron popullit Kurd sa here te vjen qefi. Kurdet popull 20 milion pa shtet. Pse palestina duhet dhe Kurdistani jo?

    Lini një Përgjigje