Erdogan në gjendje jo të mirë shëndetësore, anulon takimet

4 Tetor 2023, 11:25Bota TemA

Erdogan në gjendje jo të mirë shëndetësore, anulon

Presidenca turke njofton se presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka anuluar të gjithë agjendën për sot dhe ditët në vijim për shkak të gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore.


Sipas të dhënave nga presidenca, Erdogan po vuan nga një ftohje e rëndë dhe për këtë arsye do të qëndrojë larg jetës aktive politike për disa ditë.

Presidenti Erdogan, ditën e sotme, pritej të mbante një fjalim përpara grupit parlamentar të partisë së tij, teksa të nesërmen do të udhëtonte drejt Spanjës për të marrë pjesë në takimin e Komunitetit Politik Evropian.

Në Granada, Erdogan do të ishte së bashku me përfaqësuesit e 45 shteteve, mes të cilëve dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, dhe në fakt ishte hapur mundësia e një takimi të shkurtër mes dy liderëve.

2 Komente

  1. S
    Sherim te shpejte O Padishah

    pa i fut helkin ne bith Pederasteve gerrk , vallahi s'bo me hik nga Pushteti . duke i treguar vendin Qafirave

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      hë mo se e vdiqët duke e vdekur çdo tremujor!!e bëtë më keq se putanën e rusisë!atë e vdisni vetëm dy herë në vit,bile dhe i shtoni nja njëzet kopje!!lëreni të vdesë njëherë,pastaj varroseni dhe më pas na lajmëroni!sidoqoftë,unë nuk kam ndërmënd ti shkoj në varrim!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje