Zgjidhet kriza mes Kievit dhe Varshavës, Ukraina do të eksportojë drithëra me tranzit nga Polonia

3 Tetor 2023, 22:10Bota TEMA
Zgjidhet kriza mes Kievit dhe Varshavës, Ukraina do të eksportojë

Pas disa javëve të mbushura me kritika dhe replika, Kievi dhe Varshava kanë gjetur gjuhën e përbashkët duke vulosur një marrëveshje për “bukën e botës”. Ukraina do të përshpejtojë tranzitin e eksportit të drithërave përmes Polonisë në drejtim të vendeve të tjera.

“Që nga e mërkura, drithërat që kalojnë tranzit (në tregjet botërore) përmes Lituanisë do t’i nënshtrohen kontrolleve në një port lituanez dhe jo në kufirin midis Polonisë dhe Ukrainës”, u tha gazetarëve ministri polak i Bujqësisë Robert Telus.

Ky zhvillim vjen si lehtësim i dyanshëm: për Kievin që të shpëtojë fermerët e saj nga rrënimi, dhe për vendet e varfra që shpresojnë në grurin ukrainas të lirë për t’i mbijetuar një dimri të vështirë.

Në korrik të këtij viti, Rusia u tërhoq nga ujdia me OKB për lejimin e eksportimit të drithërave të Ukrainës përmes Detit të Zi, duke vënë në rrezik ushqimin për miliona njerëz në mbarë botën.

2 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni.

    A ka ndonje kelysh-kurve te sqaroj se si eshte me i lire gruri i Ukranes nga ai i Rusise qe e fal.

    1. ?
      ???

      Po, censuma me ganimeten.

    Lini një Përgjigje