FOTOT: Lideri çeçen Kadyrov emëron të bijën 24-vjeçare zv.kryeministre

3 Tetor 2023, 14:09Bota TEMA

FOTOT: Lideri çeçen Kadyrov emëron të bijën

Ramzan Kadyrov, i njohur për sundimin e tij autoritar në rajonin rus të Kaukazit të Veriut të Çeçenisë, ka shtuar një anëtar të ri në ekipin e tij politik, e bëhet fjalë për vajzën e tij, Aishat Kadyrov.


24-vjeçarja është emëruar si zëvendëskryeministre e qeverisë së Çeçenisë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në karrierën e saj tashmë të shënuar politike, shkruajnë mediat e huaja.


Familja Kadyrov ka një histori të gjatë të zënies së posteve të profilit të lartë brenda qeverisë çeçene. Vetë Ramzan Kadyrov pasoi babain e tij, Akhmad Kadyrov, si kreu i Republikës çeçene në vitin 2007.

Regjimi i tij është karakterizuar nga lufta për pushtet, despotizëm dhe represion, me raporte të shumta për abuzime të të drejtave të njeriut.


Aishat Kadyrov nuk është një emër i ri në skenën politike. Në moshën 21-vjeçare u emërua zëvendësministre e Kulturës dhe një vit më vonë u ngjit në postin e Ministres së Kulturës.


Ky përparim është tregues i një plani të mundshëm të trashëgimisë brenda familjes Kadyrov, si dhe një lartësim të pazakontë të një gruaje brenda sferës politike të Çeçenisë.


Përveç politikës, Aishat Kadyrov ka bërë emër edhe në industrinë e modës. Ajo menaxhon sallonin e modës Firdaws, i cili ka ekspozuar koleksionet e tij në qytete me famë si Paris, Dubai, Moskë dhe Grozny.


Në shkurt 2020, ajo organizoi një shfaqje madhështore të modës në Paris, duke e forcuar më tej statusin e saj në industri.
Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi sanksione kundër Ramzan Kadyrov për shkelje të të drejtave të njeriut në rajon, të cilat shtriheshin tek Aishat, motra e saj Karina dhe nëna e tyre Medni Kadyrova.

3 Komente

  1. T
    Tata luigji

    Ah si do ja kisha shperthyer gopin kesaj zv/kryeministres se Ramazanit, shok i ngusht i Salih bin ladenit lideri i foltores ne shqioeri Ja kur te bej foto saliu me argiten dhe lilin se zeni ja ka marre SPAKU RAMAZON urime vajzes

    1. c
      cacaca

      Ti merni te keqen Ramazan kadirovit ,,,dhe bijes se tij ,,,respektojne trditat dhe zakonet myslymane ,,,ndersa ju nga turq u bet amerikan ,,,,zhdukni traditat e zakonet e emrat e mbiemrat myslym qe keni ,,,me emra amerikan kinez italan gjerman ,,,,bastard made in AL .....

      1. g
        ganiu

        Bravo Kadi. Para dy muajsh e bëre ministre, tashti, njëlloj si Braçe para një viti e ca. Sipas ritmit, në dhjetor ke vendosur të lash lesh, dhe ajo të zerë vendin tënd? Po dalin fjalët se të ka ardhur fundi o Ramzon satrapi?

        Lini një Përgjigje