Këshilltari ekonomik i Angela Merkel është i bindur se furnizimi me gaz rus gjatë kohës kur Gjermaninë e drejtonte ajo nuk ka qenë gabim, madje ka ndikuar pozitivisht te ekonomia e vendit.
“Na ndihmoi të kapnim norma të forta rritjeje që na bënë të mundur gjëra që përndryshe nuk do t'i kishim pasur, për një periudhë 10-15 vjeçare, gjëra që përndryshe nuk do të ishin të mundshme,” tha Lars-Hendrik Röller në një intervistë me “Financial Times”.
Sipas tij, kancelarja e Gjermanisë nga viti 2005 deri në vitin 2021, nuk pati zgjidhje tjetër veçse të bashkëpunonte me presidentin rus për furnizimin e vendit me gaz, pasi Gjermania vendosi të heqë dorë nga energjia bërthamore.
Sipas Röller, i cili ka qenë krehu i djathtë i Merkel për çështjet ekonomike për 11 vitet e fundit në pushtet, në atë kohë, vendimi gjeti konsensus në shoqërinë gjermane.
"Mund të ketë debat nëse kjo ishte gjëja e duhur për t’u bërë, por kishte konsensus në shoqëri në atë kohë," tha ai. “Por nëse do të dinim atëherë atë që dimë tani, sigurisht që do të kishim vepruar ndryshe”, shtoi Röller.
Merkel është konsideruar si liderja perëndimore që e ka njohur më mirë Putinin, ndërsa qasja e saj ndaj Rusisë është kritikuar si shumë e butë.
Si gjithmone , Gjermania nje perbindesh me tru femije te vogel ....pa interesin e saj personal dhe nuk ia vuri veshin qe presidenti Putin kishte qellime grabitqare ....bile Merkeli ishte ajo qe frenoi presidentin Obama ne 2014 ten , kur ai deshte te merte masa drastike ekonomike qe atehere ....vesh bullica , mikesha e Putinit iu garantua se Putini shpejt a vove do ta ktheje pas Krimene me masat ndeshkuese qe do ti vendosim , duke para qe atehere interesa e saj , dmth te Gjermanise me masat e Merkelit , qe ne ate kohe bente komande te padiskutueshme ne Eurozone Putinit i guduliseshin topet dhe tani del ky guaku , keshilltari i saj dhe na tregon paralla .....