FOTO: Shembet çatia e kishës në Meksikë, 9 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur e të bllokuar nën rrënoja

2 Tetor 2023, 10:44Bota TEMA

FOTO: Shembet çatia e kishës në Meksikë, 9 të vdekur

Nëntë persona raportohet se kanë humbur jetën dhe rreth 20 të tjerë janë bllokuar pasi çatia e kishës Santa Cruz të Ciudad Madero në Meksikë u shemb. Mediat lokale thanë se 49 persona u dërguan në spital.

Policia në shtetin bregdetar të Tamaulipas tha se rreth 100 persona ishin në meshë në momentin e shembjes, sepse kur ka ndodhur ngjarja ka qenë duke u zhvilluar një pagëzim.

Një numër fëmijësh besohet të jenë në mesin e të bllokuarve dhe përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar. Pamjet në internet tregojnë njerëzit që janë grumbulluar pranë rrënojave, duke kërkuar me dëshpërim ata që kanë mbetur brenda.

Peshkopi i dioqezës së Tampico-s, José Armando Álvarez Cano, i dërgoi një mesazh komunitetit në mediat sociale duke thënë se po punohej “për të gjetur ata nën rrënoja”. Ai shtoi se ishte një “kohë e vështirë” dhe përfundoi fjalimin e tij në video duke thënë “Zoti ju ndihmoftë”.

Sipas zyrtarëve të Kryqit të Kuq çatia u rrëzua mbi stolat e kishës, duke krijuar mundësinë që cilido nga personat e bllokuar të mund të mbijetojë në xhepat e ajrit.

Lini një Përgjigje