Erdogan paralajmëron Izraelin: Nëse përpiqeni të vrisni anëtarët e Hamasit në Turqi, do ta paguani shtrenjtë

6 Dhjetor 2023, 12:27Bota TEMA
Erdogan paralajmëron Izraelin: Nëse përpiqeni të vrisni

Recep Tayyip Erdogan foli në lidhje me raportin e Wall Street Journal se Izraeli planifikon të vrasë anëtarët e Hamasit që jetojnë në vende jashtë Palestinës (mes tyre edhe Turqia).

“Ata që kanë publikuar këtë lajm nuk e njohin mirë Turqinë. Ata nuk i njohin turqit. Nëse bëjnë një gabim të tillë, duhet ta dinë se do të paguajnë një çmim shumë të rëndë për këtë”, tha presidenti turk.

“Ata që sot po përpiqen të rrethojnë Gazën nga ajri, deti dhe toka menduan se do të kishin rezultate brenda një jave. Por ata nuk patën sukses. Nëse ata guxojnë të ndërmarrin një hap të tillë kundër Turqisë dhe turqve, do ta paguajnë shtrenjtë.

Ata që tentojnë një gjë të tillë duhet të kujtojnë se pasojat mund të jenë jashtëzakonisht të rënda.  Nuk ka njeri në botë që nuk e di përparimin që ka bërë Turqia si në fushën e inteligjencës ashtu edhe në atë të sigurisë.

Për më tepër, ne nuk jemi një shtet i themeluar dje. Askush nuk duhet ta harrojë këtë”, shtoi presidenti turk.

Erdogan përsëri sulmoi Benjamin Netanyahun, duke thënë se ai duhet të gjykohet për krime kundër njerëzimit.

2 Komente

  1. M
    Muco

    Do tju russh K....

    1. a
      anti25642654censurë

      po qe se ata vrasin veten,me kobure a hidhen nga kati i dhjetë,prapë fajin do ta ketë izraeli??megjithëse erdo o i qut dhe e kupton kur i vret izraeli e kur vrasin veten!!

      Lini një Përgjigje